E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedonasit në SHBA propagandojnë kundër shqiptarëve, shkak protesta në Shkup

Diaspora Maqedonase në SHBA ka reaguar kundër protestave të së premtes në Shkup, duke i cilësuar ato islamike radikale dhe që kërcënojnë sigurinë e vendit.

Diaspora e Bashkuar Maqedonase (UMD) që mban këtë emër në SHBA ka kërkuar që vendi të pranohet si anëtare e NATO-s, për shkak të rrezikut nga terroristët islamik që kërcënojnë maqedonasit.

"I bëjmë thirrje udhëheqësve politik shqiptar që të jenë më të fuqishëm në ballafaqimin me protestat islamike në të cilat u thirrën kërcënime kundër maqedonasve. Derisa vazhdon vetoja ilegale që bllokon anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, ekziston shqetësim i madh se terroristët islamik në Maqedoni të tentojnë të destabilizojnë vendin dhe të shkaktojnë luftë", thuhet në reagimin e UMD. Kjo është një arsye më shumë siç thuhet që administrata e presidentit amerikan Barak Obama dhe NATO më në fund të bëjnë hapin e duhur dhe ti japin ftesën për anëtarësim Maqedonisë.(INA)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›