S’ka leje qëndrimi, përfundon në burg afrikani i Besës
Një problem me lejen e qëndrimit për të, ka detyruar autoritetet e policisë shqiptare të marin masën e ndalimit për futbollistin, që është dënuar me tre muaj, për këtë parregullsi në dokumentacionin e tij.
Në ditët e para të muajit gusht, u mësua se Nana e përmbush afatin e qëndrimit në këtë “qeli” dhe nuk dihet nëse do të rikthehet te Besa, apo pranë familjes së tij në Kamerun.
Nga burime të sigurta pranë lojtarit mësohet se familjarët e tij kanë përgatitur një dosje me dokumentet e rregullta që ai ka në shtetin afrikan dhe ndoshta kjo është një shans për të vijuar karrierën si futbollist te Besa. Megjithatë, një gjë e tillë nuk do të jetë e lehtë.
Kjo, për faktin se autoritetet shqiptare në momentin që kanë marrë masën e arrestit me burg për lojtarin sigurisht që kanë pasur parasysh faktin se ai ka qenë një shtetas i huaj ilegal në Shqipëri. Dhe, në bazë të ligjit, nëse lojtari ndodhet në burgun e të riatdhesuarve dhe kthehet i detyruar në Kamerun, atëherë ai shpallet person “non grata” dhe nuk ka të drejtë as të shkelë në Shqipëri, e jo më të luajë, çka do të kërkonte minimalisht një leje pune.
Megjithatë, një gjë e tillë ende nuk është e përfunduar, teksa drejtuesit e klubit kavajas po bëjnë maksimumin që të dalë e vërteta e kësaj çështjeje.
Start/sportekspres