Shqiptarët e Malit të Zi urojnë Berishën për fitoren
Sipas zyrës së shtypit pranë kryeministrisë, në mesazhin e urimit, Kryetari i këtij Këshilli, Tahir Tahiri vlerëson organizimin e zgjedhjeve të drejta e demokratike në Shqipëri.
"Fitorja e koalicionit të djathtë është shenjë e qartë e besimit që kanë zgjedhësit shqiptarë për vizionin tuaj në zhvillimin e vendit dhe rrugën e sigurtë që ju po ndiqni, drejt anëtarësimit të Shqipërisë në BE", thuhet në mesazhin e urimit drejtuar Kryeministrit Berisha.
Në përfundim, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve të Malit të Zi shpreh bindjen se qeveria e re do të punojë edhe më me përkushtim për plotësimin e aspiratave të shqiptarëve kudo që ata ndodhen.