E Diel, 1 Nëntor 2026

Hastings: Shqipëria të jetë krenare për zgjedhjet

Ai tha se disa probleme teknike ishin të pamjaftueshme për errësimin e votimeve, apo për t’i bërë ato të pavlefshme dhe Shqipëria duhet të jetë krenare për këtë.

“Do të thosha se zgjedhjet ishin shumë më gjithëpërfshirëse se ato të mëparshmet, pra përshtypja ime e përgjithshme është se zgjedhjet shënuan qartë një përmirësim nga ato të mëparshmet”.

“Si anëtare e NATO-s, unë mendoj se Shqipëria ka bërë një hap të rëndësishëm përpara dhe në deklaratën që unë bëra, thuhej se ishte një tregues i mirë, që transparenca dhe përgjegjshmëria ishin një pjesë shumë e rëndësishme e procesit zgjedhor...

“Prononcimi i misionit që përfshiu Asamblenë e Përgjithshme të NATO-s, Këshillin e Evropës, dhe Asamblenë Parlamentare të OSBE-së dhe ODIHR-in që janë vëzhgues afatgjatë, ishte se pati probleme, por ato nuk ishin të mjaftueshme për errësimin e votimeve, apo për t’i bërë ato të pavlefshme. Shqipëria duhet të jetë krenare për këtë. Si vëzhgues plotësisht objektiv, që nuk njoh personalisht asnjërin prej kandidatëve të partive të ndryshme, mendoj se zgjedhjet u zhvilluan të drejta, me disa të meta të vogla, që besoj se do të rregullohen me kohë. Do të thosha, se Shqipëria e kapërceu urën”, ka thënë Hastings.

Start/voa

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›