SALIU ndaj bashkëpunëtorëve: 20 vjet puthje, intriga, pështyrje, lëpirje
Për SALIUN, thuhet ajo që është fakt: Të pështyn në orën 8 si armik, të lëpin në orën 9 si mik të afërt. Janë mijëra emra, ngjarje e zhvillime që dëshmojnë këtë fytyrë të SALIUT. Po kujtojmë kronologjikisht disa figura publike, të cilat SALIU i ka pështyrë, i ka nderuar, i ka pështyrë përsëri dhe përsëri i ka lëpirë:
EDUARD SELAMI: Kur e kishte vartës në PD, SALIU e quante figurë e shquar dhe e nderuar. Kur nuk i erdhi pas avazit e quajti tradhtar, armik, komunist, plehrë politike, spiun sigurimi i futur qëllimisht në PD, këlysh i diktaturës. Së fundi e ftoi publikisht në PD dhe e quajti figurë e madhe e PD, personalitet dhe potencial politik e intelektual kombëtar.
GRAMOZ PASHKO: Kur themelonin PD dhe Saliu ishte (siç tha) veç një mik i PD e quante të ndjerin Pashko themelues të PD, potencial, anti-komunist. Kur u konfliktua e quajti tradhtar, spiun brenda PD, djalë bllokisti, shkatërrues i PD. Madje e përzuri me intriga e dhunë nga PD. Në vitin 2005 e thirri përsëri, duke e puthur, duke i lëpirë gjithë pështymën që i kishte hedhur në fytyrë.
GENC RULI: Kur e kishte në qeverisjen e piramidave e quante figurë të madhe, ekonomist të shquar, reformator i ekonomisë kombëtare, themelues i PD, njeri i ndershëm. Kur u shqyen si çakejt për pasuri e quajti hajdut, koka e krimit të drurit të arrës, spiun sigurimi, bllokist, këlysh i diktaturës. Në vitin 2005 e vuri në krah të djathtë dhe e quajti: personalitet i shquar, demokrat dhe anti-komunist i tërbuar, simbol të luftës kundër korrupsionit.
ALEKSANDËR MEKSI: Kur e kishte kryeministër e quante potencial dhe intelektual i shquar, anti-komunist. Kur u konfliktuan për piramidat e quajti me të gjithë epitetet denigruese që di të përdorë vetëm SALIU. Kur erdhi në pushtet në vitin 2005, doli dhe e nderoi duke mohuar çfarë kishte thënë.
NERITAN CEKA: Ka qenë objektiv denigrimesh prej SALIUT, duke u quajtur komunist i qelbur, spiun, sharlatan politik, i pabesë, intrigant, i dalë nga nevojtoret e byrosë politike, i futur në PD nga sigurimi i shtetit, kupola e bandave kriminale që ka vrarë gardistë e policë, i lidhur me piramidat. Në vitin 2005, SALIU doli publikisht dhe e konsideroi intelektual i shquar, figurë e madhe historike e PD, anti-komunist i tërbuar.
SAPRTAK NGJELA: Në vitin 1992 e quante potencial dhe anti-komunist, vlerë të demokracisë. Në vitet 1993-1996 e quajti spiunë, agjent të sigurimit në lëvizjen demokratike. Në vitin 1997 e quajti djegës të Shqipërisë. Në vitin 2000 e puthi dhe e lëpiu, e quajti potencial të shquar, figurë e madhe e demokracisë, anti-komunist. Në vitin 2005 e quajti përsëri spiun, agjent i sigurimit, këlysh blloku. Katër ditë më parë, në takimin me studentët e Tiranës në Durrës, e quajti përsëri figurë e nderuar.
GENC POLLO: Këtë lolo, në vitet 1992-1997, kur e kishte drejtor të firmës Shqiponja të karburanteve serbe në PD, e quante yll i demokracisë shqiptare, themelues i shquar i PD, anti-komunist i tërbuar. Në vitin 2000, kur Pollo kandidoi për kryetar të PD, SALIU quajti spiun, tradhtar, komunist të ndyrë, nip i gjeneralit grek, kalë troje i sigurimit brenda PD. Në vitin 2005, SALIU e quajti përsëri simbol të demokracisë dhe figurë të madhe të PD e qeverisë.
TRITAN SHEHU: Edhe me këtë mjeran, SALIU është sjellë si me gjithë të tjerët. E ka pështyrë, e ka larguar me dhunë nga PD, e ka denigruar me nofkat spiun, mamarrak, këlysh i diktaturës. Në vitin 2005, SALIU ia lëpiu gjithë pështymën që i kishte hedhur dhe e quajti personalitet, hero demokracie, anti-komunist i tërbuar.
ARBEN IMAMI: Kur e kishte në PD në vitet 1992-1993 e quante simbol të demokracisë, anti-komunist. Pas konflikteve, SALIU derdhi mbi Imamin gjithë të zezat që mund të thuhen kundër një aktor-politikani. E ka quajtur spiun të futur në PD nga diktatura, tradhtar, plehrë politike, aktor të dështuar, legen rrugësh, gjeneral i zi grek, vrasës i gardistëve në jug në vitin 1997. Në vitin 2005 e prezantoi si personalitet të shquar, si themelues të PD, si potencial qeverisës.
SABRI GODO: Katër ditë më parë, SALIU bëri homazhe nderi tek i ndjeri Sabri Godo. Në vitin 1997 e quajti andart grek, tre gishtor serb që shkoi ë Vlorë në krye të protestuesve. E ka quajtur spiun sigurimi, këlysh të neveritshëm të diktaturës, pa personalitet, injorant pa shkollë. Përpara trupit të tij, derdhi lot dhe vendosi lule nderimi.
LEKA ZOGU: Në vitin 1993 e përzuri me dhunë nga Shqipëria si tradhtar të Shqipërisë. Në vitin 1994 e konsideroi mbretin ZOG, si njollë turpi në historinë e Shqipërisë, mbasi braktisi shqiptarët ditën e pushtimit fashist/ Ndërsa 1 javë më parë, përdori gjithë pushtetin, për ta nderuar me ceremoni si hero kombëtar.
ILIR META: Çfarë nuk e ka quajtur: hajdut, trafikant, vrasës skllevërish në gurore, hajdut floriri, koka e trafiqeve njerëzore dhe financiare. Tani e quan yll të pushtetit, duke lëpirë gjithë pështymën në vitin 2009, për hatër të 4 votave të pushtetit të tij.
FATOS NANO: Pas prangave edh burgut si hajdut ordiner, SALIU e ka quajtur për 8 vite radhazi si kryeministër mafioz, si vrasës, si hajdut, si bixhozxhi, si padrino i krimit dhe mafies shqiptare. Pas kësaj pështyme, SALIU doli publikisht dhe puthi, e lëpiu atje ku e kishte pështyrë dhe tashmë, siç deklaron e ka mikun më të mirë.
BAMIR TOPI: Nga figura e madhe dhe potenciale të PD, tashëm e quan lavir bulevardi, themelues të partisë së plehrave, faqezi.
AZEM HAJDARI: E quajti hero i lëvizjes studentore, pastaj spiun sigurimi e hajdut batanijesh, përsëri hero demokracie. Për Azem Hajdarin,dihet se çfarë ka thënë e çfarë ka bërë SALIU. Prej 13 vitesh, shkon tek memoriali i tij dhe derdh lot krokodili e çon lule plastike, në shenje nderimi.
