SARKOZI NA ÇON NJE LETER
Shumë mbështetës mediatikë të Sali Berishës dhe të stilit të tij të fitores më 28 qershor, kur duan të kundërshtojnë ata që thonë se zgjedhjet u vodhën nga Berisha, se kutitë e votimit duhet të hapen, përmendin mes të tjerash edhe këtë fakt: Mirë, mirë, po Sarkozi e uroi për fitore Berishën. Po, ashtu është. Nikola Sarkozi e uroi Berishën. Gazetari i njohur, Andrea Stefani, ka botuar para disa vjetësh një libër me titull "Albanistan". Me këtë neologjizëm, ai shënjon problematikën e republikave ish-sovjetike dhe konkretisht duke përqasur problemet e Kirgistanit me këto tonat, ai, para disa vitesh, thoshte që edhe ne do të ishte mirë të quheshim Albanistan, në kuptimin që ngjajmë me ato republika që kanë si prapashtesë fjalën -stan.
Ditë më parë, komisioneri i ngarkuar për Zgjerimin e BE-së, Olli Rehn, u pyet për zgjedhjet në Shqipëri dhe pa bërë asnjë koment, pa thënë asnjë gjë në lidhje me këtë proces tha fjalinë lakonike: Po merrem me zgjedhjet në Afganistan, si për të na kujtuar se Albanistani dhe Afganistani janë e njëjta gjë, kështu që kam zgjedhur të merrem po me problemet e zgjedhjeve, por jo me ju, por me sivëllezërit tuaj të largët. Ndërsa në Shqipëri është miratuar qeveria, është falur Fatmir Mediu, të pestët anti-Ramë kërkojnë të futen në Parlament, ndërsa Edi Rama ka shpallur se pa u hapur kutitë e votimit, PS-ja nuk futet në Parlament.
Ajo që bie në sy për një vëzhgues të jashtëm është ngushtimi i hapësirës mediatike për Edi Ramën. Të gjitha mediat janë vënë në garë kush e kush më shumë të bëjë jehonë për çiftin e ri politik Meta-Berisha dhe Ramës i është rezervuar vendi i fajtorit të madh. Të krijohet përshtypja se gjithçka e mbrapshtë që është krijuar në këta 19 vjet në Shqipëri është krijuar nga Edi Rama. Imazhi i njeriut që transformoi Tiranën, që e bëri atë europiane, imazhi i njeriut kontravers, energjik dhe gjithë grintë duket se është tretur diku. Tani të gjithë janë vënë në garë për të gjetur anët pozitive të Berishës, për ta paraqitur atë si heroin pozitiv që ka bërë disa gabime, por që është shpresa jonë, që di të bëjë politikë. Qeverinë e tij me të kthyerit në PD, pra pajtimin me Pollon, Rulin, Metën, Imamin të gjithë e shohin me përdëllim dhe ka shumë nga ata që gati me lot në sy e me ngashërim të dërdëllisin se kjo paqe e madhe është shenja që na solli Zoti nga qielli ndaj të ulemi e të falemi të gjithë e të lutemi për këtë paqe. Në anën tjetër është ai, djalli, Edi Rama, ai që urren Sali Berishën, Ilir Metën dhe Fatos Nanon.
Dhe në fakt, Edi Rama ka mbetur vërtet vetëm, krejtësisht vetëm. Unë kujtohem shpesh për vitet 1945-1952, për kohën kur u instalua diktatura në Shqipëri. Edhe atëherë zërat u shuan të gjithë. Oponentët e ashpër të Beratit u fikën një nga një, u pushkatuan kundërshtarët politikë dhe nuk e di kush mbeti i fundit, pastaj të gjithë nisën të ngashëreheshin, të qanin me lot gëzimi se Zoti u kishte falur Enverin. Berisha po bën 20 vjet në pushtet dhe i ka sjellë Shqipërisë 100 herë më shumë dëme se Enver Hoxha. Ai vijon të rrijë ende në qeverisje dhe tani për të ngashërehen media të tëra. Në anë tjetër, është fillikat Edi Rama, që thotë se nuk e njeh Berishën dhe vjedhjen e votave që ai ka bërë. Të hapen kutitë. "Të çelen arkapiat" është një poezi e Migjenit. "Mirëpo Sarkozi e ka uruar Berishën", të hidhen në grykë, duke fshirë lotët e përdëllimit berishistët e orës së fundit ata që janë ndihmuar të vjedhin e të abuzojnë bashkë me të. Dhe unë nis të shoh se çfarë bëhet në Francë, në vendin ku Presidenti gjen kohë dhe uron Berishën.
Hap gazetën "Le Monde" dhe titulli kryesor i datës 19 shtator është: "Villepin veut ecarter Nicolas Sarkozy du proces Clearstream" (Vilepin do ta mënjanojë Nikola Sarkozinë nga çështja ‘Clearstream‘). Çfarë është kjo çështje? Është një proces gjyqësor që ka nisur në Francë dhe që ka në qendër ish-ministrin e Jashtëm dhe ish-kryeministrin francez, Dominik De Vilepen. Dhe ja kronika:
1 mars 2001 - Gazetari Denis Robert boton ‘Révélation‘, libër investigativ, ku ai akuzon një dhomë kompensimi ndërbankare në Luksemburg, Clearstream, se ka kryer veprime okulte që i kanë mundësuar më pas transferta ndërkombëtare të paligjshme.
22 qershor 2001 - Gjykatësit Renaud Van Ruymbeke dhe Dominique de Talancé bien në gjurmë të shitjes së 29 fregatave franceze për Marinën e Tajvanit më 1991. Zbulohet një kontratë që bën fjalë për një pagesë komisioni përmes shoqërisë ‘Clearstream‘ dhe afera që tronditi Francën dhe në të cilën janë përzier aktorët më të mëdhenj të politikës franceze vijon.
Siç shihet, edhe nga titulli Dominik de Vilepen kërkon ta mënjanojë Sarkozinë nga kjo aferë, sepse siç thotë ai me ironi, "Presidenti gëzon të gjitha të drejtat, po nuk ka asnjë detyrim". Ajo që të bën përshtypje në këtë rast nuk është gjyqi që ka nisur në Francë dhe pesha që mund të ketë ai gjyq në jetën politike të atij vendi apo përfshirja e Sarkozisë në këtë aferë. Ajo që të bën përshtypje është drejtësia që funksionon. Shqiptarët mësuan ditë më parë se, Gjykata e Lartë pushoi çështjen për ish-ministrin e Mbrojtjes, Mediu, dhe një nga ngjarjet më tragjike të këtij fillimshekulli, masakra e Gërdecit thuajse po mbyllet. Ne nuk pamë një gjyq, nuk morëm vesh kurrë se cili ishte përgjegjësi në atë masakër. Këtu ka të drejtë Spartak Ngjela kur deklaron se pa demokraci nuk ka drejtësi, se po u vodhën votat vendi është tretur dhe është shuar.
Kështu Berisha jo vetëm që ndikoi fort që Mediu të shpëtonte, por e përfshiu atë edhe në qeveri. Shumica e njerëzve thonë se Sali Berisha ka ardhur në pushtet me vota të vjedhura, se tashmë ai kontrollon gjithçka, se Prokurorja e Përgjithshme është trembur dhe nuk mund të veprojë, se Presidenti është asfiksuar, se gjykatat janë nën thundrën e tij. Ai i ka nën thundër të gjitha, sepse pati guximin tragjik që të vidhte votat. Mirëpo, atë e ka uruar Nikola Sarkozi të thonë berishianët e vonë. Po ashtu është. Presidenti francez e uroi Kryeministrin tonë, sepse ne atë meritojmë, sepse ne e durojmë Berishën, sepse në Francë në vendin e Presidentit ne çmohemi si Albanistan dhe Presidenti francez është i lumtur që ne nuk bëjmë zhurmë, që rrimë urtë. Ai vetë e di mirë se ç‘do të thotë demokraci, se kryeministrat para tij e kalojnë një pjesë të kohës në gjykatë dhe ai vetë e sheh emrin në faqet e para të gazetave si i implikuar në çështje që do të duhet të zgjidhen nga drejtësia. Unë nuk besoj se Sarkozi e ka uruar Berishën edhe për mbrojtjen që i bëri Kryeministri ynë Fatmir Mediut. Natyrisht jo. Por çfarë do të ndodhë më tej? A do të mundet Edi Rama të rezistojë deri në fund dhe a do të ketë ai forcën që të drejtojë protestat popullore si në Iran? Të presim. Një gjë është e sigurt. Tani për tani, Edi Rama është tërësisht vetëm.