SCO kundër ndërhyrjes në Iran

Drejtuesit e Organizatës për Bashkëpunim të Shangait (SCO) kanë kundërshtuar përdorimin e forcës në Iran, duke thënë se kjo mund të kërcënojë sigurinë globale.
Udhëheqësit e Kinës, Rusisë, Kazakistanit, Kirgizisë, Taxhikistanit dhe Uzbekistanit në një deklaratë të përbashkët të nënshkruar në fund të samitit dy-ditor, thanë se “çdo përpjekje për të zgjidhur problemin iranian me forcë është e papranueshme dhe mund të çojë në rrethana të paparashikueshme”.
Për Sirinë, liderët bënë thirrje që dhuna të adresohet përmes dialogut.
Në deklaratë thuhej se shtetet SCO-s janë “kundër ndërhyrjes ushtarake në çështjet e Lindjes së Mesme, duke e detyruar një "dorëzim të pushtetit" ose duke përdorur sanksione të njëanshme.