E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroacia mbështet Kosovën në rrugën evropiane

Kryeministri kroat, Zoran Millanoviç, ka thënë se Kroacia, me përvojën e saj, do të ndihmojë Kosovën dhe vendet e tjera të rajonit në rrugën e integrimeve euro-atlantike.

Ai i ka bërë këto komente në Zagreb, gjatë takimit me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Siç njofton kabineti i zotit Millanoviç, Jahjaga ka uruar Kroacinë për anëtarësimin e shpejtë në Bashkimin Evropian, që pritet të ndodhë në vitin 2013.

“Hyrja e Kroacisë në Bashkimin Evropian është sinjal për anëtaret tjera se vendet e rajonit tonë janë të gatshme të zbatojnë reformat strukturore për të përmbushur të gjitha parakushtet e nevojshme për anëtarësim", ka thënë Jahjaga.

Dy zyrtarët kanë biseduar edhe për nevojën e rritjes së investimeve dhe të tregtisë ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë.

Jahjaga më herët ka takuar edhe homologun kroat, Ivo Josipoviç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›