E Shtunë, 31 Tetor 2026

SEEMO: Politikanët në Serbi të mos bëjnë presion ndaj mediave

BEOGRAD - Organizata për Media në Evropën Juglindore, SEEMO, që është pjesë e Institutit Ndërkombëtar të Shtypit (IPI), i ka dënuar kërcënimet e raportuara kundër gazetarëve nga personeli i Komunës në qytetit Nish në Serbi.

Sipas burimeve lokale, më 6 Gusht, sigurimi i komunës në këtë qytet, i ka përzënë anëtarët e ekipit televiziv Belle Amie.
Në videon e incizuar me këtë rast, shihet pjesëtari i sigurisë duke iu kërcënuar atyre dhe duke i detyruar të largohen nga objekti.

Në pyetjet e gazetarëve se përse veprohet në këtë mënyrë, rojtari ka thënë se këtë e bënë pasi ka urdhër.

“Gazetarët në nivelin lokal në Serbi shpesh herë janë viktima të kërcënimeve nga politikanët lokalë ose njerëzit e biznesit”, thotë sekretari i përgjithshëm i organizatës SEEMO, Oliver Vujoviq, dhe ka kërkuar “nga autoritetet politike në Nish, që të përmbahen nga presioni ndaj mediave, ndërsa policia të zhvilloj hetime për këtë rast”.

(er.nu/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›