Turizmi, Tirana, destinacioni ku shpenzohen pak ditë, Tafa: Interes në rritje i turistëve skandinavë
TIRANE - Turistët që vijnë në Shqipëri e kanë të pamundur të mos e kenë në axhendën e tyre kryeqytetin e Shqiptarëve. Por si mund ta gjejnë ata informacionin në këtë metropol. Fare thjesht pranë qendrës së Tiranës ndodhet zyra e informacionit për turistët, e cila pret, sugjeron dhe shpërndan guida falas nga Bashkia e Tiranës.
Në këtë zyre na pret Afërdita Tafa, specialistja e drejtorisë së turizmit dhe promovimit të qytetit. Ajo na shpjegon se Shqipëria mbetet një destinacion i preferuar për turistët falë edhe çmimeve mjaft konkurruese në rajon. Por Tafa më tej shpjegon se Tirana është një destinacion ku nuk shpenzohet shumë ditë, por mbetet një destinacion që turistët nuk e shmangin dot. Vetëm për muajin korrik rreth 500 turistë kanë kërkuar informacion pranë kësaj zyre, ndërsa këtu nuk përfshihen turistët që vijnë të organizuar me guida të paracaktuara dhe të shoqëruar.
“Rreth 500 persona, le të themi turistë, kanë ardhur dhe kanë kërkuar informacion pranë zyrës sonë. Duhet të theksojmë që nuk janë vetëm të huaj, por edhe shqiptarë që jetojnë jashtë dhe kur kthehen me pushime në Shqipëri duan të eksplorojnë më shumë vendin e tyre. Tirana i ka të gjitha potencialet, dhe jo vetëm Tirana por vetë Shqipëria përbën interes. Fakti që çmimet fatmirësisht vazhdojmë ti kemi akoma konkurrente në rajon, vazhdon të jetë një avantazh shumë i madh për të gjithë.”- deklaron Tafa.
Ndryshe nga viti që kaloi, këtë vit tendenca në rritje për të vizituar Tiranën shihet nga vendet skandinave. Ndërsa interes më shumë kanë Shqipërinë e panjohur komuniste por edhe vendet e UNESCO-s. Ne dy kategori ndahen turistët ata që preferojnë malin dhe ata që preferojnë detin. Të dy këta lloj turistësh e kalojnë një ditë në Tiranë dhe pastaj zhvendosen për në destinacionin e paracaktuar.
“Tiranën zakonisht nuk e shohin si një destinacion ku do shpenzojnë shumë ditë. Padyshim është një pikë ku ata do jenë në qoftë se vijnë në Shqipëri, Tiranën e shohin si një pikë që duhet shikuar sepse është kryeqyteti dhe ka çfarë të eksplorosh në të, ka Muzeun Historik Kombëtar, Galerinë Kombëtare të Arteve, që sipas tyre janë vlejnë të vizitohen. Por pastaj varet për çfarë kanë ardhur, disa janë të interesuar për vendet e UNESCO-s, Berat, Gjirokastër dhe Butrint, ka të tjerë që janë të interesuar për plazhet.”- shpjegon Tafa.
Por pyetja më e shpeshtë pranë kësaj zyre është transporti publik pasi ai është i copëzuar dhe një pjesë e turistëve e shohin si sfidë, kurse disa si argëtim. Ndërsa më shumë problem kanë komunikimin me qytetarët, të cilët sipas tyre e njohin fare pak gjuhën angleze.
“Transporti vazhdon të jetë një pyetje e rëndësishme, ndoshta nga mënyra se si është organizuar transporti në Shqipëri. Por padyshim ata pyesin për sugjerime nga zyra e informacionit e qytetit, çfarë u sugjeron ajo për të shikuar në Tiranë, çfarë ne mendojmë se është e rëndësishme për një turist.”-deklaron Tafa.
Në këtë zyrë ndodhet edhe libri i përshtypjeve ku turistët shkruajnë ankesa, sugjerime apo edhe vlerësime. Ndërsa risia për vitin 2013 e kësaj zyre e cila është hapur që në vitin 2009, është një produkt i ri “Tirana Kulturore”, si dhe shpërndarja e guidave ku turistët shkojnë për të vizituar.
(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Turizmi, Tirana, destinacioni ku shpenzohen pak ditë, Tafa: Interes në rritje i turistëve skandinavë