E Martë, 3 Nëntor 2026

SHBA – Një tjetër avion rrëzohet në veri të Nju Jorkut, me gjashtë persona në bord

NJU JORK, 13 prill /ATSH/- Një avion i vogël me gjashtë persona në bord u rrëzua dje pasdite në një fushë, në veri të Nju Jorkut, sipas “abc News”.

“Avioni, një turboprop me dy motorë Mitsubishi MU-2B, u rrëzua pranë qytetit Copake rreth orës 12:15”, sipas Administratës Federale të Aviacionit.

Avioni ishte nisur për në aeroportin e “Columbia County” në Hudson, Nju Jork.

Copake ndodhet rreth 50 milje në jug të Albany, pranë kufirit me Masaçusets.

Zyra e Sherifit të Qarkut Columbia – nuk ka njoftuar asnjë detaj mbi numrin e viktimave apo identitetin e personave në bordin e avionit.

Nënsherifi, Jacqueline Salvatore u tha gazetarëve se kushtet E terrenit të lagësht dhe borës që ka përfshirë fushën ku u rrëzua avioni – e kanë bërë të vështirë hyrjen në vendngjarje.

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit tha se kishte nisur në vendin e ngjarjes – një ekip për të hetuar përplasjen dhe se një konferencë për media do të mbahej sot. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›