Sorensen sot në Prishtinë

PRISHTINË, 24 prill/ATSH/ Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, po qëndron sot në Prishtinë.
Ai pritet të takohet me udhëheqësin e ekipit negociator të Kosovës, Besnik Bislimi.
KosovaPress mëson se diplomati danez do të qëndrojë vetëm disa orë në Kosovë, në kuadër të një vizite të shkurtër.
Sorensen qëndroi në Kosovë një muaj më parë – në vizitën e tij të parë si emisari i BE-së.
Ai zhvilloi takime me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, kryeministrin në detyrë Albin Kurti si dhe vartësin e tij Besnik Bislimi.“Nevojën e kompromisit në dialog duhet ta përcaktojnë palët”, tha Sorensen i cili takimet i quajti “fillim i mirë”. /Kosovapress/