SHBA – Trump: Putini të ndalojë sulmet në Ukrainë

UASHINGTON, 24 prill /ATSH-DPA/- Presidenti amerikan Donald Trump dënoi sot sulmin e forcave ruse gjatë natës në Kiev.
“Vladimir, STOP!”, shkroi Trump në platformën e tij “Truth Social”.
“Unë nuk jam i kënaqur me sulmet ruse në Kiev. Jo e nevojshme, dhe në një kohë shumë të keqe”, tha presidenti amerikan, duke bërë thirrje për përfundimin e marrëveshjes së paqes.
Trump kritikoi dje ashpër presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për refuzimin e tij për të pranuar pushtimin rus të Krimesë dhe e akuzoi atë për zgjatjen e luftës.
Ushtria ruse nisi një sulm masiv me raketa dhe dron në kryeqytetin ukrainas gjatë natës, duke vrarë të paktën nëntë persona dhe duke plagosur mbi 70 të tjerë. //a.i/