IZRAEL – Saar: Asnjë vizitë nga Macron derisa të tërheqë vendimin për njohjen e shtetit palestinez

TEL AVIV, 4 shtator /ATSH-AFP/ – Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar deklaroi se një vizitë e presidentit francez, Emmanuel Macron në Izrael nuk ishte në agjendë, derisa ai të anulonte vendimin e tij për të njohur një shtet palestinez.
Në një takim me homologun e tij francez Jean-Noël Barrot, Saar i bëri thirrje Francës të “rishqyrtojë” iniciativën e saj për të njohur një shtet palestinez, sipas një deklarate të Ministrisë së Jashtme.
“Për sa kohë që Franca vazhdon përpjekjet dhe iniciativat e saj që bien ndesh me interesat e Izraelit, një vizitë e tillë (nga Macron në Izrael) nuk do të justifikohet”, theksoi Saar./ /Ad.Ab./