E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA – Trump: NATO të qëndrojnë larg Hormuzit, ishin të padobishëm

UASHINGTON, 17 prill /ATSH-ANSA/ – Presidenti amerikan Donald Trump kthehet te sulmi ndaj NATO-s, duke e quajtur atë një “tigër letre” dhe duke i thënë të “qëndrojë jashtë” Hormuzit.

“Tani që situata në Ngushticën e Hormuzit është zgjidhur, mora një telefonatë nga NATO në të cilën ‘aleatët’ më pyetën nëse kishim nevojë për ndihmë.

”U thashë atyre të qëndronin jashtë, përveç nëse thjesht donin të mbushnin anijet e tyre me naftë. Ata ishin të padobishëm në orën e tyre të nevojës: një tigër letre”, tha ai në llogarinë e tij në Truth.  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›