Bashkëpunimi për mbikëqyrjen bankare, Sejko takim me Bankën Qendrore të San Marinos

TIRANË, 17 prill /ATSH/ Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi sot takim me përfaqësues të lartë të Bankës Qendrore të San Marinos, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe avancimit të marrëdhënieve dypalëshe.
Takimi u fokusua në nënshkrimin e një Memorandumi Mirëkuptimi, i cili synon vendosjen e një kuadri formal bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve, veçanërisht në fushën e mbikëqyrjes bankare.
Ky bashkëpunim vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt zgjerimit të rrjetit të partneriteteve ndërkombëtare të Bankës së Shqipërisë dhe forcimit të standardeve të mbikëqyrjes financiare, në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare.
1 nga 2e.xh/j.p/