SHBA – Trump: Nëse Irani nuk bën një marrëveshje, do të ketë bombardime

UASHINGTON, 30 mars /ATSH/- Nëse ata nuk bëjnë një marrëveshje, do të ketë bombardime, tha sot Trump duke iu adresuar Iranit, sipas CNN.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar Iranit për bombardime të mundshme dhe tarifa të reja nëse Republika Islamike nuk arrinte një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me programin e saj bërthamor.
“Nëse ata nuk bëjnë një marrëveshje, do të ketë bombardime”, tha Trump në një intervistë telefonike për “NBC News”.
Presidenti i Iranit tha sot se Republika Islamike kishte hedhur poshtë negociatat me SHBA-në për programin e saj bërthamor.
Trump përmendi gjithashtu mundësinë e rivendosjes së presionit ekonomik, i ngjashëm me veprimet e tij në të kaluarën.
“Ka një shans që nëse ata nuk bëjnë një marrëveshje, unë do të vendos tarifa dytësore ndaj tyre siç bëra katër vjet më parë”, tha Trump.
Gjatë mandatit të tij të parë, Trump tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 midis Iranit dhe fuqive botërore – një pakt që vendosi kufizime të rrepta për programin e diskutueshëm bërthamor të Teheranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.//a.i/