E Hënë, 2 Nëntor 2026

SHBA – Trump: Vazhdimi i luftës në Gaza dëmton Izraelin

UASHINGTON, 2 shtator /ATSH-ANSA/ – Për presidentin amerikan Donald Trump, vazhdimi i luftës në Gaza po dëmton Izraelin.

“Ata mund të jenë duke fituar luftën, por nuk po fitojnë në botën e marrëdhënieve me publikun dhe kjo po i dëmton ata”, tha presidenti amerikan në një intervistë.

Megjithatë, Trump shprehu mbështetjen e tij për planin e Izraelit për të pushtuar Qytetin e Gazës, duke deklaruar se duhet të “përfundojë punën” kundër Hamasit dhe duke pohuar se grupi terrorist do t’i lirojë pengjet e mbetura vetëm pas shkatërrimit të tij. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›