E Martë, 3 Nëntor 2026

SHBA – Trump do të presë sot Zelensky në Shtëpinë e Bardhë

UASHINGTON, 21 shkurt /ATSH-DPA/- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të prese sot në Shtëpinë e Bardhë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Tema kryesore e diskutimit pritet të jetë marrëveshja me Shteteve të Bashkuara te Amerikes për mineralet në Ukrainë, duke përfshirë tokat e rralla. Marrëveshja ka qenë në negociata për javë të tëra dhe Trump njoftoi se Zelensky kishte vendosur të nënshkruante dokumentin në Uashington.

Trump, i cili u kthye në Shtëpinë e Bardhë më shumë se një muaj më parë, e ka lidhur ndihmën e SHBA për Ukrainën me aksesin në rezervat e saj të tokës së rrallë. Depozitat konsiderohen të jenë ekonomikisht fitimprurëse dhe të rëndësishme strategjike.

Zelensky tha që në fillim se marrëveshja ishte vetëm një marrëveshje kornizë dhe një kontratë reale do të pasonte më vonë.

“Marrëdhëniet e biznesit dhe aspektet financiare të marrëveshjes ende duhet të përcaktohen saktësisht në kontratë”, tha ai.

SHBA ka qenë mbështetësja dhe furnizuesja më e rëndësishme e Ukrainës me armë nën drejtimin e Joe Biden, që kur Rusia filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë të fqinjit të saj tre vjet më parë.

Trump tani ka adoptuar një qëndrim të ri dhe është afruar më shumë me presidentin rus Vladimir Putin – një veprim që ka shkaktuar pasiguri të madhe midis vendeve perëndimore dhe vetë Ukrainës. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›