E Hënë, 2 Nëntor 2026

SHBA – Trump njofton marrëveshje tregtare me Seulin me tarifa prej 15%

UASHINGTON, 31 korrik /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi mbrëmë një marrëveshje tregtare me Korenë e Jugut.

“Ne kemi rënë dakord për një tarifë prej 15% për Korenë e Jugut. Amerikës nuk do t’i ngarkohet një tarifë”, tha Trump në platformën e tij Truth Social, pasi më parë kishte kërcënuar të vendoste tarifa prej 25% për importet e produkteve të Koresë së Jugut nga 1 gushti.

Sekretari i Tregtisë i SHBA-së, Howard Lutnick, tha se norma e tarifës do të zbatohej edhe për importet e makinave.

Trump tha se Koreja e Jugut do t’u “jepte Shteteve të Bashkuara 350 miliardë dollarë për investime në pronësi dhe të kontrolluara nga Shtetet e Bashkuara, dhe të zgjedhura nga unë, si president”.

“Seuli gjithashtu pranoi të blinte gaz natyror të lëngshëm (LNG) ose produkte të tjera energjie me vlerë 100 miliardë dollarë dhe të pranonte produkte amerikane si makina dhe produkte bujqësore”, tha presidenti Trump.

Koreja e Jugut është një eksportuese e rëndësishme makinash në SHBA.

“Ne kemi kapërcyer një pengesë të madhe”, tha presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, sipas agjencisë së lajmeve Yonhap.

“Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, qeveria ka eliminuar pasiguritë në mjedisin e eksportit dhe ka krijuar kushte që kompanitë tona të konkurrojnë në kushte të barabarta ose superiore me vendet e mëdha”, shtoi ai./  Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›