E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SHBA – Zelensky: Nuk do t’i kërkoj falje Trumpit

UASHINGTON, 1 mars /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se nuk do t’i kërkojë falje presidentit të SHBA Donald Trump pas përplasjes së tyre në Shtëpinë e Bardhë të premten.

Në një intervistë me transmetuesin ”Fox News”, Zelensky u pyet për situatën dhe u përgjigj “Jo, unë e respektoj presidentin dhe respektoj popullin amerikan dhe (…) mendoj se duhet të jemi shumë të hapur dhe shumë të sinqertë”.

Edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka përjashtuar një rifillim të menjëhershëm të bisedimeve me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, pas shkëmbimit të tensionuar të tyre në Shtëpinë e Bardhë.

“Ai thotë se e dëshiron tani. Ai dëshiron të kthehet menjëherë, por unë nuk mund ta bëj këtë”, tha Trump gjatë daljes së tij të parë publike.

Mosmarrëveshja, e cila përfundoi me largimin e Zelensky nga takimi, rezultoi në mosnënshkrimin e një marrëveshjeje të planifikuar për mineralet e rralla mes dy vendeve./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›