E Enjte, 5 Nëntor 2026

SHBA – Zyrtari i lartë i Shëndetësisë deklaron dhunën me armë zjarri një krizë publike

UASHINGTON, 25 qershor /ATSH-DPA/- Zyrtari më i lartë i Shëndetësisë në SHBA, Vivek Murthy e ka shpallur dhunën me armë zjarri në vend si një krizë të shëndetit publik.

“Dhuna me armë zjarri është një krizë e shëndetit publik në SHBA – që paraqet një kërcënim serioz për shëndetin dhe mirëqenien e vendit tonë”, tha sot Murthy.

Sipas autoriteteve shëndetësore, rreth 50 000 njerëz në SHBA vdesin çdo vit nga plagët si rezultat i armëve – të shkaktuara nga vetë ata ose nga të tjerët.

Plagët e shkaktuara me armë tani janë shkaku më i zakonshëm i vdekjes te fëmijët dhe te të rinjtë.

Murthy rekomandon një sërë masash për të kundërshtuar këtë, duke përfshirë sigurimin e më shumë parave për kërkime dhe ligje më të rrepta për blerjen dhe ruajtjen e armëve.

Megjithatë, kundërshtimi politik ndaj kësaj ka qenë i madh vitet e fundit, veçanërisht nga Republikanët.//a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›