E Shtunë, 31 Tetor 2026

Onufri: Paraqet konceptimi i artit figurativ

Do të vijë sërisht në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë kompeticioni i artit figurative "Onufrit". Në galeri është prezantuar dhe kuratori i këtij viti për "Onufrin", i cili është dhe kuratori i Galerise se Venecias Rikardo Koldura .Koldura do te fokusohet mbi kerkimet rreth artit shqiptar,mbi dinamikat dhe problemet që ka ai. Do të shohë me vëmendje jetën në Shqipëri dhe do të bëjë një kërkim të mirfilltë përmes vëzhgimesh, intervistash, takimesh dhe mbledhjesh, për të zbuluat jetën dhe realitetin jo vetëm artistik shqiptar. Detyra më e rendesishme e tij eshte aspekti analizues si dhe vezhgimi mes mediave te reja dhe atyre bashkebiseduese per te sjelle ndryshimet e artit kontemporan shqiptar para dhe pas viteve 90, qe me sa duket ne Shqiperi kane munguar.
Keshtu nepermjet eksperiences se tij ai do te mundohet te sjelle trashegimi nga rilindja italiane,barokene dhe ajo e neoklasicizmit qe ne raelitetin e artit tone ai I sheh si mungesa të theksuara. Kete vit nuk ka nje teme te caktuar por nje kerkim mbi jeten e perditshme te shqiptareve. Gjithcka do varet nga kërkimet e kuratorit, I cili do të përgatisë dhe një relacion përfundimtar dhe më pas do tjua paraqisë dhe artistëve shqiptar. Aty do të përcaktohen sit ë rëndësishme se cilat jane linjat e zhvillimit artistik shqiptar dhe si gjejne nje vazhdimesi ne kohet e sotme.Historise se artit shqiptar I mungojne disa aspekte te rendesishme si dataizmi,kubizmi, të cilat kuratori mendon se arti kontemporan ne Shqiperi duhet të shikohet si nje fillim i ri.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›