E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, nisin largimet e para nga qeveria

Qeveria e presidentit sirian, Bashar al-Asad, ka pësuar dhe “braktisjen” e parë gjatë pesë muajve protesta.

Avokati i përgjithshëm i qytetit Hama, në një video të postuar në YouTube, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqjen në shenjë proteste ndaj shtypjes së dhunshme të protestave për demokraci.

Adnan Muhamed al-Bakor gjithashtu hodhi poshtë raportet e mediave siriane që flasin për rrëmbimin e tij.
Bakor tha se ka dhënë dorëheqjen sepse forcat e sigurisë kanë vrarë 72 protestues të burgosur në Hama, para sulmit ushtarak të 1 korrikut.

Ai tha se 420 persona janë vrarë në sulm, ndërsa “shumica e tyre janë varrosur në një varrezë masive në parqet publike”. Bakor tha se do të japë detaje të tjera kur të jetë larguar nga Siria.

Në anën tjetër, forcat e sigurisë vazhdojnë të mbeten në qytetin Hama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›