E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, 12 viktima nga stuhitë

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën nga tornadot që kanë goditur pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, kushtet e këqija atmosferike kanë përfshirë Nebraskan, Kansasin, Misurin, Illinoisin, Indianan dhe Kenatkin.

Sipas burimit të njëjtë, stuhitë pritet të kalojnë në lindje.

Vitin e kaluar, tornadot kanë shkaktuar vdekjen e 550 personave në Shtetet e Bashkuara, çfarë paraqet numrin më të madh të viktimave nga moti në afro një shekull.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›