E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gostivar, sot protestë kundër vrasjes së dy të rinjve shqiptarë

Organizohet sot në Gostivar një protestë kundër vrasjes së dy të rinjve shqiptarë nga ana e një polici maqedonas.

Organizatorët përmes një deklarate kanë informuar marshimi do të nisë nga vendi ku është kryer krimi, pranë Gjykatës së Gostivarit dhe do të përfundojë para stacionit të policisë.

Ndërkohë mijëra qytetarë të Gostivarit dhe vendbanimeve të tjera nga mbarë Maqedonia i dhanë dje lamtumirën e fundit dy të rinjve shqiptarë.

Të rinj e nxënës të shkollave të mesme të Gostivarit,  protestuan dje qetësisht ndaj vrasjes së dy shqiptarëve. Protestuesit kërkuan drejtësi, por nuk munguan as parullat dhe brohoritjet me përmbajtje nacionaliste si “Ilirida” apo “Shqipëria etnike”!
 

Ndërkohë, Komuna e Gostivarit thotë se akti është pasojë e politikave nacionaliste të qeverisë, të manifestuara përmes ofendimeve kundër shqiptarëve në terrenet sportive.
 

Ambasadori amerikan në Shkup Paul Wohlers i pyetur nga mjetet e informimit rreth ngjarjeve në Gostivar, theksoi nevojën për respektimin e ligjit dhe zbardhjen deri në fund të rastit. Ai tha se duhet të mbizotërojë sundimi i ligjit dhe të ketë një proces normal hetimor.

Punonjësi i policisë Jakim Trifunovski, 39 vjeç, qëlloi dy ditë më parë për vdekje dy të rinjtë Imran Mehmeti 29 vjeç dhe Besnik Shehapi 26 vjeç, pas një zënke për një parkim në lagjen ku po jetonin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›