Hoxhaj merr mbështetje nga Kryeministri belg

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar të mërkurën një takim me ministrin e Jashtëm të Belgjikës, Didier Rejnders.
Në takimin që zuri vend në Bruksel, mësohet të jetë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve, të cilat janë vlerësuar si të shkëlqyeshme nga të dy ministrat.
Siç bën të ditur njoftimi për shtyp nga MPJ, dy zyrtarët kanë folur edhe për “perspektivën evropiane të Kosovës, si dhe për marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë, në dialogun teknik të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”.
Diplomati belg ka theksuar se vendi i tij mirëpret konkluzionet e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian për të filluar Studimin e Fizibilitetit, "si hap i parë drejt nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian".