E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia, ne proces hartimi i 44 planeve vendore

Stafi teknik i Bashkise se Tiranes ka nisur punen per hartimin e planeve te detajuara vendore dhe aktualisht po punon per perfundimin sa me pare te 44-ter planeve te tilla vendore. Burime informacioni bejne te ditur se shume shpejt, brenda muajit te ardhshem do te perfundoje procesi i hartimit teknik te planeve vendore per lagje, njesi dhe zona te ndryshme te kryeqytetit. Perfundimi i hartimit nga ana teknike e ketyre planeve, te cilat do te jene te gjitha te bazuara ne planin e pergjithshem urban te Tiranes, do t’i hape rrugen e menjehershme procesit te dhenies se lejeve te ndertimit. Banoret e Tiranes dhe ne veçanti kompanite e ndertimit po presin me padurim startimin e dhenies se lejeve te ndertimit, proces ky qe do te realizohet online nga Bashkia e Tiranes nepermjet aplikimit duke permbushur formularin. Kete e tregon edhe numri i larte i kerkesave per leje ndertimi. Aktualisht ne Bashkine e Tiranes, jane dorezuar 250 kerkesa nga qytetare te ndryshem por edhe nga firma ndertimi per te marre leje ndertimi. Bashkia e Tiranes ka parashikuar investime ne mbare qytetin qe do te realizohen ne kuader te planeve te detajuara vendore, te cilat do te parashikojne ndertimin e rrugeve, ndertimin e rrjetit te kanalizimeve, ndertimin e trotuareve, ndertimin e ambienteve relaksuese, parqeve me stola e gjelberim, si dhe ndriçim. Te gjitha keto bejne te mundur rikualifikimin urban te shume lagjeve te kryeqytetit, proces ky qe tashme ka nisur ne rreth 6 blloqe te tilla dhe brenda muajit te ardhshem eshte planifikuar te nise edhe ne 30 lagje te tjera. Madje Bashkia e Tiranes i ka dhene mundesi edhe kompanive te ndertimit qe te hartojne planet e tyre vendore. Ne sajtin zyrtar te Bashkise se Tiranes ftohen te gjithe kompanite e ndertimit qe te hartojne plane te detajuara vendore te tilla qe te jene ne perputhje me zbatimin e Planit e Pergjithshem Vendor, duke percaktuar perdorimet e tokes/strukturave dhe treguesit qe do te kontrollojne zhvillimin e territorit te studiuar. “Plani i Detajuar Vendor ka per qellim: te percaktoje kufijte midis hapesirave publike dhe private duke harmonizuar interesat qe ato perfaqesojne ne zhvillimin e territorit; te shperndaje ne menyre proporcionalisht te barabarte perfitimet dhe kontributet ne zhvillim ndermjet parcelave ndertimore, permes caktimit te kuotave te pjesemarrjes ne zhvillim. Zona per te cilen hartohet PDV-ja perfshin: nje nennjesi strukturore; nje shumatore te disa nennjesive strukturore, sipas rastit, si dhe nje zone me prioritet zhvillimi”, shkruhet ne faqen zyrtare te Bashkise, e cila jep informacion per te gjitha kompanine e ndertimit qe jane te interesuar

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›