“Te ulet numri i teksteve per nje lende” Eljona Ballhysa
Keshilltari i Ministrit te Arsimit Jovan Kristiqi ka shprehur nevojen per realizimin e nje reforme ne fushen e teksteve shkollore. Ai ka deklaruar se alterteksti shkakton corientim ne radhet e mesuesve te shkollave te sistemit parauniversitar per shkak se per nje lende te caktuar paraqiten gjashte deri ne shtate tekste te ndryshme. Per kete arsye Kristiqi mendon se duhet ndryshuar kjo menyre e te vepruarit duke hartuar me pak tekste per nje lende te caktuar mesimore. “Ky numer i teksteve alternativave duhet te ndryshoje dhe mendoj se do te ndryshoje. Ndryshimi eshte ne dy drejtime. Se pari ne qofte se ndryshojme kurrikulat: vitin e ardhshem shkollor do te kemi ndryshim kurrikulash, atehere te gjithe keto alternativa bien dhe fillon puna nga e para. Ne rast se nuk ka ndryshim kurrikule, pra programi, ligji i arsimit parauniversitar lejon qe te pranohet cfaredolloj porosie nga botuesit”, ben te ditur keshilltari, Kristiqi. Nga ana tjeter specialistet shprehen se eshte e nevojshme qe kurrikulat te ndryshojne pasi ato duhet te pershtaten me kohen dhe ngjarjet qe na shoqerojne. “Periudha e ndryshimit te kurrikulave mesimore, duhet te jene periudha afatgjata qe mund te shkojne 8-9 vjet. Pra nje program mesimor duhet te zgjase deri ne 8-9 vite. Flas per sistemin 9- vjecar. Keshtu qe ne sistemin 9- vjecar kurrikulat e fundit kane qene te vitit 2005-2006- 2007. Pra ka ardhur koha qe dhe keto te rifreskohen”, - shprehet Kristiqi per gazeten. Per kurrikulat e arsimit parauniversitar, ne vecanti me ato te shkollave 9-vjecare po punon nje grup i posacem specialistesh te cilet po punojne edhe per grupimin e disa lendeve ne nje te vetme, nderkohe qe vitin tjeter shkollor pritet te futen ne qarkullim edhe lende te reja qe nuk kane qene asnjehere ne sistemin arsimor, sic jane artet apo teatri. Reforma e kurrikulave qe ka nisur prej vitesh ne Ministrine e Arsimit dhe qe parashikon te shtrihet ne sistemin e arsimit baze parashikon uljen e ngarkeses mesimore per nxenesit duke u bazuar ne programet mesimore te vendeve anetare te Bashikimit Evropian. Kjo reforme eshte parashikuar te filloje vitin e ardhshem shkollor, megjithate kjo eshte nje tjeter ceshtje qe pritet te diskutohet nga drejtuesit e rinj te Ministrise se Arsimit. Nderkaq keshilltari i ministrit te Arsimit, Kristiqi ben te ditur gjithashtu se do te kete nje reduktim te teksteve te autoreve te huaj, per shkak se programi i sistemit tone parauniversitar nuk perputhet me tekstet e autoreve te huaj. Vetem librat e gjuheve te huaja mund te pershtaten ndersa, tekstet e tjera eshte shume e veshtire te gjejne perputhje me kurrikulat e shkollave shqiptare. “Ne tekstet e perkthyera ka pasur nje veshtiresi jashtezakonisht te madhe sepse ne kemi nje program, dhe detyrimisht teksti duhet t’i pershtatet ketij programi, gje qe shume raste nuk kombinon. Dhe praktika tregoi qe dhe ato tekstet te huaja qe kemi, kishte shume veshtiresi ne aplikimin e tyre. Keshtu qe nuk kemi ndonje risi te re ne kete drejtim te futjes se teksteve me autore te huaj. Perderisa programi jone nuk pershtatet, atehere ne duhet te shohim ose futjen e ketyre teksteve pa respektuar programin, gje qe nuk e kemi bere, menyre tjeter nuk ka per te futur keto tekste”, ben te ditur Kristiqi.
Tekstet
“Ky numer i teksteve alternativave duhet te ndryshoje dhe mendoj se do te ndryshoje. Ndryshimi eshte ne dy drejtime. Se pari ne qofte se ndryshojme kurrikulat: vitin e ardhshem shkollor do te kemi ndryshim kurrikulash, atehere te gjithe keto alternativa bien dhe fillon puna nga e para. Ne rast se nuk ka ndryshim kurrikule, pra ndryshim programi, ligji i arsimit parauniversitar lejon qe te pranohet cfaredolloj porosie nga botuesit”,- ben te ditur keshilltari per arsimin, Kristiqi.
Tekstet
“Ky numer i teksteve alternativave duhet te ndryshoje dhe mendoj se do te ndryshoje. Ndryshimi eshte ne dy drejtime. Se pari ne qofte se ndryshojme kurrikulat: vitin e ardhshem shkollor do te kemi ndryshim kurrikulash, atehere te gjithe keto alternativa bien dhe fillon puna nga e para. Ne rast se nuk ka ndryshim kurrikule, pra ndryshim programi, ligji i arsimit parauniversitar lejon qe te pranohet cfaredolloj porosie nga botuesit”,- ben te ditur keshilltari per arsimin, Kristiqi.