E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushë Krujë, shpërthim tritoli në një pikë bastesh, dyshime për grabitje

FUSHË-KRUJË- Një shpërthim i fuqishëm tritoli ka ndodhur pak pas mesnatës në një pikë bastesh pranë qendrës së qytetit të Fushë Krujës.

Burime nga policia bëjnë me dije se shpërthimi ndodhi në pikën e basteve me emrin “Mërkur”, ne pronësi të shtetasit Ilir Ziri.

Nga hetimet paraprake, mësohet se shpërthimi i kryer me lëndë eksplozivi, tritol ka shkaktuar dëme materiale të shumta, ndërkohë që banorët e Krujës janë alarmuar nga tronditja e shkaktuar.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit ndërkohë që dyshohet se autorët mund të kenë pasur si synim grabitjen e parave ne pikën e bastit.

Policia menjëherë ka nisur hetimet për zbulimin e autorëve dhe zbardhjen e shkaqeve.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›