SHBA, 20 mijë trupa për raste urgjente
Uashington - Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka në plan të dislokojë 20 mijë trupa për të ndihmuar zyrtarët shtetërorë dhe vendorë për tu përgjigjur ndaj sulmeve bërthamore dhe emergjencave të sulmeve terroriste. Kjo është bërë e ditur sot përmes një raporti të publikuar nga departamenti. Sipas të përditshmes prestigjioze “TheWËashinton Post”, plani bën thirrje për tre forca të veprimit të shpejtë që të jenë të gatshme deri në vitin 2011. Njësia e parë është tashmë e organizuar. Ajo e ka bazën në Fort Stewart të Xhorxhias. Dy njësitë e tjera do të bashkohen me gati 80 njësi më të vogla të Gardës Kombëtare për të ndihmuar në rast të një sulmi.