Të tjera dorëheqje në Indi
Bombei - Ngjarjet e fundit në Bombei të Indisë kanë shkaktuar edhe një ‘bum’ në politikën e vendit. Pas dorëheqjes së një dite më parë të Ministrit të Brendshëm, dy zyrtarë të lartë indianë kanë paralajmëruar për një gjest të tillë. Ata janë Ministri i lartë i shtetit Maharshtra, Vilasrao Deshmukh dhe zëvendësi i tij RR Patil. Dy zyrtarët qeveritarë kanë shprehur keqardhjen për gjithçka kanë ndodhur dhe e kanë vlerësuar dorëheqjen si një detyrim moral.
Zemërimi publik në Indi po rritet dita ditës ndërsa mediat e atjeshme sugjerojnë se shteti ka injoruar paralajmërimet për këto sulme. Njëfarë normaliteti është rikthyer në Mumbai ndërsa dyqanet afër vendit të sulmeve janë rihapur dhe makinat janë rikthyer në rrugë. Ndërsa ka vazhduar ndjekja e atyre që konsiderohen përgjegjësi për sulme, sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice, i ka bërë thirrje Pakistanit që të bashkëpunojë plotësisht rreth këtij incidenti.