LSI: Shëndetësia në krizë
Tiranë (start)-Lëvizja Socialiste për Integrim, ka reaguar sot lidhur me krizën në sistemin shëndetësor. Petrit Vasili, ka kërkuar që qeveria të rrisë buxhetin për shëndetësinë, për të nxjerrë këtë sektor jetik për shqiptarët nga kriza e ilaçeve dhe e shërbimeve të tjera në të cilën ka rënë gjatë dekadës së fundit. Duke folur për fondin e vënë nga qeveria për shëndetësinë në buxhetin e vitit të ardhshëm, Vasili theksoi se shuma e parave është ulur krahasuar me vitin 2008.
“Kemi pasur në vitin 2008, 2.3 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Sot, me këtë projektbuxhet që duhet të zgjidhte krizën, kemi një shifër që është 2.1 të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Pra, në vend të një shtese të rëndësishme, e cila do të ishte një përgjigje antikrizë, kemi një ulje, një financim të mangët që thellon krizën”-theksoi Vasili për mediat.
Debatin e fundit lidhur me hetimet për rrugën e Durrës-Kukës, ku është i përfolur ministri i Jashtëm Lulzim Basha, Vasili e ka vlerësuar si një përpjekje për të larguar vëmendjen nga ngjarje shumë të mëdha e shumë të rënda që kanë pllakosur vendin, ku LSI-ja thekson ngjarjen e Gërdecit.
“Duke qenë se ky proces është një proces i hapur dhe është në duart e drejtësisë, ne kërkojmë që drejtësia të kryejë me korrektesë, me konseguencë dhe të mos ndikohet nga presionet politike ngado që ato vijnë. Drejtësia duhet të zbardhë përgjegjësitë e të vërteta për këtë investim që është shumë i rëndësishëm nga pikëpamja politike e gjeopolitike, por në fund të fundit, është një investim i madh publik ku çdo abuzim dhe çdo përgjegjës për abuzimet duhet të përgjigjet para ligjit njëlloj si gjithë të tjerët”-theksoi më tej Vasili.