SHBA, 24 ore larg zgjedhje presidenciale
Shtetet e Bashkuara te Amerikes neser votojne presidentin e tyre. Kandidatet presidenciale amerikane vetem 1 dite parazgjedhje kane fokusuar fushaten ne shtetet kyce. Republikani Xhon Mekein po mban dy tubime ne shtetin e Pensilvanise. "Miqte e mi, kam qene ne shume fushata dhe e di kur eshte momenti. Entuziazmi dhe mikpritja juaj me thone se do ta fitojme Pensilvanine dhe do t'i fitojme keto zgjedhje", tha Mekein. Kandidati demokrat Barack Obama po viziton tre qytete ne Ohajo, te cilat ne zgjedhjet e 2004 votuan per presidentin aktual, republikanin Xhorxh Bush. "Nuk mund t'ia lejojme vetes te ulim ritmin apo te mos punojme, as per nje dite, as per nje minute ne keto dite te fundit. Ne duhet t'i fitojme keto zgjedhje dhe kjo do te ndodhe pikerisht ketu ne Ohajo", tha Obama. Nderkohe anketa e fundit ne shkalle kombetare e organizuar nga Zogby dhe Uashington Post nxjerr Obamen ne avantazh me 5-9%. Fushata elektorale per president te SHBA-se gjendet ne diten e fundit te saj, me kandidatin demokrat Barack Obama, qe ende po udheheq ne anketa. Megjithate nje ankete e leshuar dje nga Reuters/ Cspan/Zogby tregon se kandidati republikan Xhon Mekein, ka ngushtuar dallimin ne pese per qind, nga 7 sa ishte te premten. Te dy kandidatet jane te fokusuar ne fushatat e tyre ne shtetet kyce, ku nuk dihet se kujt do i shkojne votat. Obama do te beje fushate ne Nevade, Kolorado dhe Mizuri. Kandidatet per president, Obama i demokrateve dhe Mekein nga republikanet nuk dorezohen ne castet e fundit te fushates, duke qendruar neper shtetet ku elektorati amerikan akoma nuk eshte i vendosur se per cilin kandidat duhet votuar. Ne fushaten e Obames jane intensifikuar edhe aktivitetet dhe fjalimet e ish-presidentit Bill Klinton, senatores Hillari Klinton, Karolina Kenedi, vajza e ish-presidentit te ndjere Xhon. Edhe perkunder epersise simbolike te kandidatit presidencial demokrat Barack Obama ndaj veteranit te republikaneve Xhon Mekein, vendimtare per fitoren ne zgjedhjet presidenciale te 4 nentorit do te sjellin votat e amerikaneve te papercaktuar deri tani. Sipas anketave dhe raporteve te shtabeve te te dy kampeve, demokrateve dhe republikaneve, cdo i shtati amerikan akoma nuk e din se per cilin kandidat do te jap voten e tij te marten ne diten e votimeve. Ky numer i te papercaktuarve ne baze te statistikave te llogaritura nga anketa e fundit e Associated Press perben 14 per qind te votave, te cilat edhe percaktojne fituesin per ne Shtepine e Bardhe. Senatori demokrat i Illionisit, Barack Obama vazhdon t`i prije te gjitha sondazheve, duke perfshire ato te agjencive dhe mediave prestigjioze, por edhe te disa gazetave lokale.