E Diel, 1 Nëntor 2026

Spitali i Tiranes, mjeke nga QSUT

Mjeket te cilet do te sherbejne ne spitalin rajonal te Tiranes do te zgjidhen brenda per brenda sistemit aktual shendetesor qe ka kryeqyteti. Sipas projektit te hartuar nga Ministra e Shendetesise eshte menduar qe bluzat e bardha te perzgjidhen nga poliklinikat e specialiteteve, Qendra Spitalore Universitare "Nene Tereza" si dhe mjeket aktuale te Sanatoriumit. "Projekti per kthimin e spitalit te semundjeve te mushkerive ne spital rajonal per Tiranen ka perfunduar duke menduar edhe per menyren e perzgjedhjes se mjekeve. Keshtu do te jene tri institucione shendetesore te cilet do te "kontribuojne" per krijimin e stafit te ketij spitali. Jane pikerisht poliklinikat e specialiteteve, QSUT dhe spitali i sanatoriumit te cilet do te ofrojne personelin mjekesor per kete institucion te ri qe do te ndertohet", theksojne burime zyrtare nga Ministria e Shendetesise. Sipas tyre, ky spital do te kete te gjitha kapacitetet e duhura si dhe stafin mjekesor te specializuar.

Perzgjedhja

Sipas propozimeve te bera deri me tani rezulton se Poliklinika 3, Poliklinika 9 dhe ajo e Iranianit te bashkojne mjeket specialiste per krijimin e nje spitali rajonal apo bashkiak. Nese keto poliklinika vendoset te bashkohen eshte percaktuar qe ambientet e Spitalit te Sanatoriumit te perdoren per Spitalin Rajonal. Nderkohe persa u perket ambienteve aktuale te poliklinikave te specialiteteve ato jane propozuar qe te perdoren nga mjeket e familjes. Por nuk do te jene vetem mjeket e poliklinikave te cilet do te garojne per tu punesuar ne kete spital, por edhe mjeket e QSUT-se dhe ata te Sanatoriumit. Nje tjeter variant eshte edhe marrja e mjekeve te cilet sapo kane perfunduar specializimin, por keta te fundit do ti nenshtrohen nje konkursi per te fituar kete vend pune. "Mjeket qe aktualisht punojne ne institucione shendetesore si QSUT apo poliklinika do te perzgjidhen duke pare funksionin e tyre por edhe numrin. Keshtu ne ato pavijone ku ka teprice te mjekeve, nje pjese e tyre do t'i kalojne rajonalit", vazhdojne te njejtat burime. Ideja e mbledhjes se mjekeve te poliklinikave per nje spital rajonal eshte hedhur muaj me pare nga drejtuesit e Autoritetit Shendetesor rajonal, pasi ky grup mjekesh nuk ka status. Nese do te percaktohej grumbullimi i tyre atehere mjeket mund te perfitojne edhe statusin.

Funksionimi

Nje vit me pare u propozua kthimi i sanatoriumit ne spital rajonal. Nderkohe qe nje pjese e spitalit te semundjeve te mushkerive dhe pikerisht ajo e kirurgjise se mushkerive pritet qe te transferohet ne ambientet e Spitalit Onkologjik per t'i lene vend spitalit rajonal te Tiranes. Nje projekti i tille i cili eshte bere gati nga specialistet me te larte te Ministrise se Shendetesise pret qe te marre firmen e keshillit te ministrave dhe te zbatohet gjate vitit 2008. Spitali i ri rajonal do te kete te gjitha sherbimet, kurse ai i Semundjeve te Mushkerive do te kete nje shperndarje. Kjo shperndarje do te behet per vete faktin se duhet te krijohet hapesira e mjaftueshme per kete spital alternativ. Sherbimet qe nuk do te levizin do te jene ato ambulatore kurse me te rendesishmet ato kerkimore shkencore, si dhe nderhyrjet kirurgjikale eshte menduar qe te shkojne ne QSUT. Kurse per sherbimet qe do te ofroje spitali i ri do te jene qe nga urgjencat te ndara sipas sherbimeve e deri tek trajtimet specifike. Sipas propozimit te bere ky spital do te funksionoje edhe me pjesen e konsultave per vizitat ambulatore por do te ofroje edhe kujdes shendetesor te nivelit sekondar dhe terciar me 300 shtreter.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›