E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanceri i gjirit, 310 raste ne 2008

Ministria e Shendetesise po punon per gjetjen e mundesive per ofrimin falas te ekzaminimeve mamografike per te gjitha grate shqiptare deri ne fund te vitit 2008. Programi INTERREG III, i financuar nga Komuniteti Evropian, nepermjet rajonit te Puglias (Itali), mundesonte deri ne fund te tetorit kryerjen falas te mamografise ne 4 rrethe te vendit; Tirane, Shkoder, Durres dhe Vlore. "Aktualisht, ka perfunduar sasia e filmave per kryerjen e ekzaminimeve mamografike, ndersa po perpiqemi per sigurimin e nje sasie te mjaftueshme per muajt e ardhshem, me qellim ofrimin falas te tij deri ne fund te vitit", tha drejtori i Pergjithshem ne MSH, Bardhi Spahiu, ne nje interviste te dhene dje per Atsh-ne. Sipas tij, ne kuader te programit INTERREG III, jane kryer pergjate nje viti (2007-2008) mbi 12 mije ekzaminime. Kjo shifer tejkalon objektivin e projektit, i cili ishte 11 mije ekzaminime mamografike.

Cfare eshte bere deri tani ne vendin tone ne luften kunder semundjes se kancerit te gjirit tek femrat shqiptare?

Ne vendin tone, eshte bere dhe po behet shume ne drejtim te luftes kunder semundjes se kancerit te gjirit. Pervec politikave qe po ndiqen nga qeveria dhe MSH per te krijuar kushtet e nevojshme per grate shqiptare per zhvillimin e ekzaminimeve te ndryshme, qe parandalojne (kapin ne kohen e duhur) semundjen; pervec spitaleve tona, shumica prej te cileve, jane te pajisur tashme me aparatura qe ndihmojne ne diagnostikimin e ketyre semundjeve, ne mund te permendin rastin me te mire, programin INTERREG III. Ne kuader te ketij programi, numri i ekzaminimeve mamografike te kryera eshte teper i madh. Brenda nje viti, jane kryer mbi 12 mije ekzaminime mamografike te grave shqiptare, falas, nepermjet te cilave jane diagnostikuar rreth 310 gra shqiptare me tumor te gjirit. Eshte nje numer i konsiderueshem, te cilit, edhe pse eshte ne linje me shifrat e vendeve te zhvilluara, duhet t'i kushtohet rendesi e vecante. Ne na gezon fakti qe tashme ketyre grave u eshte dhene mundesia ta kapin ne kohe dhe ta luftojne kete semundje me menyrat e duhura. Dua te theksoj rendesine e zhvillimit te ketij ekzaminimi dhe u bej thirrje grave shqiptare te zhvillojne mamografine, te gjitha ekzaminimet e duhura, pasi jane ekzaminime te thjeshta, te shpejta, joinvazive dhe bejne ndryshimin midis jetes dhe vdekjes.

Nga ekzaminimet e kryera ne rrethe, ne cilin prej tyre rezulton perqindje me te larte te semundshmerise? A ka ndikuar fushata sensibilizuese tek grate shqiptare per kryerjen e ketyre ekzaminimeve?

Persa i perket perqindjes me te larte, ne te gjitha rrethet, ku eshte instaluar tashme aparati i mamografise, pothuajse jemi ne te njejtat nivele. Nuk ka pasur ndryshime dhe ne perqindjet e rasteve pozitive te kancerit te gjirit tek grate. Ndersa, ndikimi qe ka pasur fushata e sensibilizimit ka qene i madh. Eshte bere nje pune e madhe per sensibilizimin e grave nga stafi mjekesor dhe ai infermieristik. Qe nga fillimi, nga projekti i eshte kushtuar shume vemendje sensibilizmit, pasi u vu re se grate shqiptare kishin nevoje per te. Rendesi i eshte kushtuar nepermjet medias, materialeve te ndryshme informuese, por dhe thirrjes se vazhdueshme qe u kemi bere grave per kryerjen e ekzaminimeve dhe e gjithe puna eshte rezultat i kesaj fushate sensibilizuese.

A ka qene nje shtyse per kryerjen e ketyre ekzaminimeve, fakti qe ato ofroheshin falas dhe, ne kete kontekst, si do te operoje me tej MSH?

Sigurisht, fakti qe ekzaminimi kryhej falas ka ndikuar pozitivisht ne numrin e grave qe jane paraqitur, por nuk do ta percaktoja si nje faktor vendimtar. Perkundrazi, vendimtar ka qene sensibilizimi, kultura ne rritje e grave shqiptare per kryerjen e ketyre ekzaminimeve. Shpresoj dhe po perpiqemi per gjetjen e formave qe ky ekzaminim te jete falas edhe per disa muaj pas perfundimit te projektit, ose me nje cmim simbolik. Aktualisht, ka perfunduar sasia e filmave per kryerjen e ekzaminimeve mamografike, ndersa po perpiqemi per sigurimin e nje sasie te mjaftueshme per muajt e ardhshem, me qellim ofrimin falas te tyre deri ne fund te vitit.

Sa raste te reja te semundjes se kancerit te gjirit kemi cdo vit dhe cilat mosha jane me te prekura?

Tashme, jane rreth 450 gra, qe paraqiten ne vit prane sherbimeve te onkologjise, qe eshte nje numer i konsiderueshem. Ndersa, moshat qe preken (flasim gjithmone per tumoret e sferes gjenitale) jane kryesisht mbi 35 vjec, si dhe 55-60 vjec. Shqiperia ka rastet e saj pozitive, por jemi ne te njejtat nivele, standarde, me vendet perendimore.

Cilat jane shkaqet per semundjen e kancerit te gjirit dhe si mund te kujdesen grate per parandalimin qe ne hapat e para?

Pervec prirjes gjenetike, ka disa faktore qe ndikojne ne semundjen e kancerit te gjirit. Si faktor kryesor mund te permend se lindja ne mosha te reja ul probabilitetin e prekjes nga kanceri i gjirit; lindja ne mosha te vona, te rritura, mbi 30 vjec,shton probabilitetin e prekjes nga semundja, apo dhe moslindja e femijeve. Lufta me e mire qe mund t'i behet semundjes eshte parandalimi, zhvillimi i ekzaminimeve dhe kapja ne kohen e duhur. Nje tumor i kapur ne kohen e duhur, ne stadet fillestare, eshte lehtesisht i luftueshem nderkohe qe jane te gjitha mundesite te eliminohet totalisht. Kapja ne stadet e vonshme do te thote ulje e probabilitetit per te dale me sukses nga trajtimi i semundjes, ndaj dhe i kushtojme rendesi sensibilizimit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›