SHBA, 5 viktima për shkak të tornados
Tornado të forta kanë përfshirë disa zona të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shkaktuar të paktën 5 persona të vdekur dhe dëme të mëdha materiale. Zyrtarët lokalë vlerësojnë se rreth 50 shtëpi janë shkatërruar tërësisht. Po ashtu shumë rrugë janë bllokuar si pasojë e thyerjes dhe rrëzimit të pemëve apo edhe materialeve të tjera inerte. Në Oklahoma, banorët i kanë karakterizur stuhitë si vdekjeprurëse. Në Norman, në jug të Oklahomas, disa banorë kanë braktisur shtëpitë e janë strehuar në vendstrehimet kur kanë parë në ekranet televizive që po afrohej në vendin e tyre. Një pjesë e madhe e zonës së goditur nga tornadot, kanë mbetur pa energji elektrike dhe ekipet e ndihmës po punojnë për të kthyer rrymën.