E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lunacek: Kosova të punojë për heqjen e vizave



Kosova duhet të bëjë hapa të rëndësishëm përgjatë muajve të ardhshëm për të përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave. Në një intervistë dhënë për Radio Kosovën, raportuesja e Parlamentit Europian, Ulrike Lunacek tha se vetë procesi i integrimit të Kosovës, do të marrë edhe disa vite në kohë.
"Për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Europian do të marrë edhe disa vite, prandaj, në këtë drejtim ka edhe shumë punë për të bërë, sidomos në plotësimin kritereve që kërkohen për anëtarësim. Aktualisht, mendoj se duhen bërë hapa të rëndësishëm në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave. Këto hapa, mendoj se janë me prioritet për Kosovën në muajt që vijnë", ka thënë ajo. Gjithashtu, Lunacek u angazhua për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe e vlerësoi shumë të rëndësishme pjesëmarrjen e të gjitha palëve në konferencën e Sarajevës. Ministri i Jashtëm spanjoll, Migel Angel Moratinos ka deklaruar se gjithcka është përgatitur në mënyrën e duhur për samitin BE-Ballkan që do të mbahet në qershor në Sarajevë. Shefi i diplomacisë spanjolle ka bërë të ditur se samiti është përgatitur përmes një formule të posacme, e cila sipas tij do të zbatohet nga të gjithë pjesëmarrësit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›