Laburistët: Bisedimet me partinë liberal-demokrate, pozitive
Ministri i Arsimit në kabinetin aktual të kryeministrit Braun dhe personaliteti i lartë në Partinë Laburiste në Britani Ed Balls, i përkufizoi si pozitive dhe konstruktive bisedimet me laburistët dhe liberal-demokratëve. Bisedimet mes dy partive u zhvilluan ditën e hënë, por të dyja partitë refuzuan të publikojnë detaje të mëtejshme mbi bisedimet.
Pas zgjedhjeve të 6 majit në Britani kanë nisur ethshëm bisedimet për formimin e një koalicioni që do të arrinte numrat për formimin e një mazhorance në Dhomën e Ulët, të aftë për formimin e një kabineti të ri qeveritar.
Fillimisht partia e tretë në Britani, ajo liberal-demokrate, e udhëhequr nga Nik Kleg hapi bisedimet me konservatorët të cilët u shpallën fitues të 6 majit e më pas me laburistët. Mesa duket pengesë në bisedimet mes tre partive kryesore mbetet reforma zgjedhore e kërkuar me ngulm prej Kleg.