E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO bombardon sërish Tripolin

Intensifikohen gjithmonë e më shumë sulmet e NATO-s mbi Libinë.

Në orët e fundit aleanca ka hedhur dhjetra bomba kundrejt objektivave ushtarake në
Tripoli, por edhe rreth rezidencës-bunker të liderit libian, Muamar Gedafi.

Nga sulmet, sipas autoriteteve vendase, kanë gjetur vdekjen 7 persona dhe mbi 150 të tjerë janë plagosur.

Dëshmitarë dhe korespondentët e mediave ndërkombëtare pohuan se gjatë gjithë mbremjes së të martës duke gdhirë e mërkurë, janë dëgjuar rreth 20 shpërthime të fuqishme, vetëm në Tripoli.

Ky ishte sulmi i radhës i forcave të Aleancës të cilat duket se këtë javë e kanë nisur me sulme më të fuqishme kundër Gedafit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›