E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama intervistë me Opera Uinfrei më 2 maj

Një intervistë e njeriut më të pushtetshëm të planetit, Barak Obama, pritet që të jepet me datë 2 maj në televizionet amerikane.

Intervista e cila është kryer nga një prej femrave më të dashura në SHBA, Opera Uinfrei, pritet që të ketë një superinteresim të teleshikuesve amerikanë duke parë edhe temat e nxehta për të cilat do të flitet në intervistë.

Barak Obama pritet gjithashtu që të flasë edhe për një temë e cila ka zgjuar një furtunë mediatike ditët e fundit, çështjen e vendlindjes së tij. Mediat amerikane kanë publikuar paraprakisht disa batuta nga intervista e kryer e cila do të paraqitet në fillim të majit.

"E mbaj mend momentin kur kam lindur,"- pohohet të ketë bërë shaka Obama në lidhje me çështjen e nxehtë të vendlindjes së tij, e cila pretendohet të mos ketë qenë ishujt Hauai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›