E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuzhe keshillon Mustedanagicin Dallku dhe Lila risite

Dallku do te zevendesoje Currin nderkohe qe Lila ka lene ne stol Bulkun per qendren e mesfushes

Zevendestrajneri Xhemal Mustedanagic duke zbatuar edhe rekomandimin e trajnerit Josip Kuzhe do te hedhe ne fushe nje Shqiperi sulmuese kunder Bosnje-Hercegovines duke synuar shqetesimin e perhershem te mbrojtjes kundershtare dhe balancimin e reparteve ofensive midis dy ekipeve. Kam vendosur te bej disa ndryshime per sa i perket formacionit qe do te jete ne fushe kunder Bosnjes nga minuta e pare - tha ne konferencen per shtyp trajneri i Shqiperise Xhemal Mustedanagic. - Shqiperia do te beje nje loje sulmuese pasi kundershtari ben nje loje te hapur dhe na e lejon kete mundesi - shpjegoi ndihmesi i trajnerit Josip Kuzhe i cili do ta ndjeke ndeshjen nga dhoma e tij ne Spitalin Amerikan te Tiranes. Ka qene vete trajneri Kuzhe ai qe ka vendosur menyren e lojes sone. Ai e di shume here me mire sesa ne te tjeret kete gje. Une jam ndihmesi i tij dhe nuk mund te bej asgje kunder deshires se tij. Reparti me i mire i Bosnjes eshte pa dyshim sulmi ka raste qe ata sulmojne me 7 lojtare dhe per kete duhet te mos leme shume hapesira - argumentoi Mustedanagic ne ndeshjen e tij te pare nderkombetare si trajner i nje kombetareje e qe perkon fatmiresisht apo fatkeqesisht me nje ndeshje kunder atdheut te tij Bosnjes.

Formacioni

Ne porte do te jete veterani Arjan Beqaj mbrojtes i majte do te luaje Kristi Vangjeli Armend Dallku dhe Lorik Cana do te jene ne qender te repartit difensiv dhe Ansi Agolli do te luaje ne te djathte. Ne mesfushe do te luajne Andi Lila dhe Gjergji Muzaka dhe me te avancuar do te luajne Klodian Duro dhe Ervin Skela. Erion Bogdani dhe Hamdi Salihi ashtu si ne ndeshen e fituar kunder Luksemburgut do te jene nga minuta e pare ne sulmin kuqezi.

Cana dhe Skela Jemi te motivuar

Lorik Cana i cili ne ndeshjen kunder Bosnjes do te luaje ne zemer te mbrojtjes edhe pse roli i tij natyral eshte ne mesfushen shkaterruese u shpreh optimist perpara ndeshjes me boshnjaket nje prej ekipeve me te forta ne grupin tone eliminator por aspak i pathyeshem. Bosnja ka fuqi dhe shpejtesi perpara por dhe ne kemi kualitetet tona dhe jemi te organizuar. Kemi mentalitetin dhe deshiren per te bere nje ndeshje te mire. Kjo eshte dhe forca jone aktuale. Nderkohe qe kapiteni Ervin Skela nje nga pjeset me te cmuara te mozaikut sportiv te kombetares sone tha Te gjithe djemte jane ne nje situate ku mbizoteron entuziazmi dhe motivimi shume te madh per te vazhduar me tej ate rruge te mire qe kemi nisur e qe trajneri Kuzhe na e ka bere me te lehte per te luajtur. Ervin Skela eshte lojtari me me shume ndeshje ne grupin aktual dhe eshte vetem nje gol larg rekordit qe mbahet nga Alban Bushi 14 gola.

Cana ambasadori i Alo 116

Kryetarja e Kuvendit Popullor te Shqiperise Jozefina Topalli dhe Lorik Cana do te shpallen ambasadore te Alo 116 linja kombetare e telefonit per femijet ne Shqiperi nje iniciative e mbeshtetur nga UNICEF-i. Ceremonia do te zhvillohet ne hotel Sheraton diten e shtune 930.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›