E Diel, 1 Nëntor 2026

Ultimatumi per Hodgsonin Nxirr klubin nga situata

Pronaret e rinj te Liverpulit kane keshilluar ish-teknikun e Fullhemit. Hiks Sme largoni dot.

Pronaret e rinj te Liverpulit i kane lene afat trajnerit Roi Hodgson qe te nxjerre skuadren nga kriza deri ne Krishtlindje ne rast se ai kerkon te qendroje ne krye te stolit te skuadres. Megjithate gjate ketyre tre muajve bordi i klubit ka vendosur te hape thesin duke i dhene mundesi teknikut te rindertoje nje te ardhme te arte ne Anfield Road.

Gjyqi

Zyrtaret e Liverpulit do te shkojne ne gjyq javen e ardhshme pasi pritet te fitojne zyrtarisht te drejten per tia shitur klubin kompanise amerikane qe ka ne pronesi ekipin e bejsbollit Boston Red Soks kunder deshires se aksionereve aktuale Tom Hiks dhe Xhorxh Zhillet. Kryetari i bordit Martin Brugton konfirmoi se New England Sports Venture Group i ka siguruar Hodgsonit pozicionin e tij ne skuader dhe nje shume te majme per tu shpenzuar qe ne merkaton dimerore te janarit. Pronaret e rinj kerkojne qe te vazhdojne me tej bashkepunimin me trajnerin - tha Brugton. - Ata jane te kenaqur qe ne krye te stolit te ekipit ndodhet nje teknik me kaq eksperience sa Roi i cili do te coje perpara objektivat e skuadres.

Hodgson Zhvillimet e fundit jane pozitive

Ndersa vete Hodgson u shpreh keshtu ne faqen zyrtare te klubit Zhvillimet e fundit jane pozitive dhe sigurisht qe jam shume i lumtur. Ka kaluar nje kohe e gjate dhe une e dija se puna e lodhshme e bordit me ne fund do te shperblehej. Jam i vetedijshem se per ta nuk do te jete e lehte per shkak se pronaret e rinj kane ide te tjera per kushtet dhe objektivat e arritshme. Amerikanet kane pranuar se do te kryejne investime te rendesishme si ne skuader ashtu edhe ne infrastrukturen e stadiumit ndertimin e nje impianti te ri modern. Grupi NESV do te bleje zyrtarisht te gjitha aksionet e te kuqve te cilet momentalisht mbahen nga Hiks dhe Zhillet brenda pak ditesh. Shitja e klubit ishte nje domosdoshmeri per shkak te situates se renduar financiare qe pronaret aktuale e kane vendosur gjate tre viteve te fundit skuadren. Tifozet mund te marrin fryme lirisht sepse pritet qe Fernando Torres te marre garancite e kerkuara financiare ndaj ekipit. Ndersa Hiks ka vetem nje shans te hedhe ne ere marreveshjen e arritur te marten ne mbremje duke e cuar kete ceshtje ne gjykate.

Hiks Sme largoni dot

Njeri prej aksionereve ende zyrtarisht te Liverpulit amerikani Tom Hiks ka kembengulur se do te luftoje deri ne fund qe te mos e humbase pronesine e klubit legjendar te Premier Liges. Ai thote se bordi i klubit nuk ka te drejte ta rrezoje ate pavaresisht borxheve ku e ka zhytur Liverpulin. Brugton nuk ka te drejte ligjore si shef i bordit per te shitur klubin. Ndryshimet e fundit ne organizimin e bordit nuk e lejojne transaksionin e fundit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›