Ndeshja kthehet ne ceremoni per te festuar vizat

Shqiperia dhe Bosnje-Hercegovina do te ndajne sot ne mbremje jo vetem spektaklin e futbollit pasi skuadra qe do te fitoje do te mund te festoje dyfish liberalizimin e vizave
Shqiperia me Bosnje-Hercegovinen do te perplasen sot ne mbremje ne nje ndeshje futbolli per eliminatoret e vlefshme per Evropianin 2012. Por nderkaq vendimi i djeshem i Parlamentit Evropian per te miratuar me shumice votash liberalizimin e vizave per te dyja vendet i jep terthorazi kesaj ndeshjeje ngjyrat e nje ceremonie festive. Rasti u ka dhene vendeve nje shans te rralle per te shenuar ne te njejten kohe dy fitore vetem se ne rastin e dyte vetem nje nga skuadrat do mund te fitoje vertete. Nderkohe cudite qe shoqerojne kete vendim te PE-se qe pas 65 vjeteve cliron shqiptaret nga makthi i te qenit vendi bunker duket se sterzgjaten ne takimin e sotem ne futboll. Shqiptaret ne kete takim do te drejtohen nga nje boshnjak zv.trajner i Kuzhese qe ndodhet i semure ne spital. Nga ana tjeter Bosnja vjen me nje borxh jo te vogel ndaj Shqiperise pasi kombetarja jone ishte nder te parat qe i dha mundesi ekipit te shtetit te sapokrijuar te luante nje ndeshje nderkombetare para se te arrihej Marreveshja e Dejtonit. Ajo qe vlen te shenohet per kete takim eshte fakti se te dyja kombetaret vijne pas paraqitjeve relativisht te mira dhe te dyja kerkojne ta fitojne ndeshjen tashme jo vetem per faktin se behet fjale per nje ndeshje te rendesishme eliminatore por edhe si qershine mbi torte per te kremtuar liberalizimin e vizave per te dyja vendet. Lojtaret shqiptare te pyetur nga standard ne piken e grumbullimit te kombetares ne Durres e kane cilesuar fitoren me kete rast nje detyrim te dyfishte. Ky eshte nje tjeter obligim per gjithe skuadren por per mua vecanerisht kjo ishte nje dite historike - tha Lorik Cana i pyetur per liberalizimin e vizave. Nga ana e tij edhe kapiteni Skela u shpreh i mrekulluar per lajmin e mire te heqjes se vizave nga PE-ja per Shqiperine. Ne me fitoren do ti japim vendit tone dy gezime ne nje dite - tha kapiteni. Nderkohe Kryeministri boshnjak qe ndodhet ne Tirane per te ndjekur ndeshjen por edhe per bisedime ne lidhje me bashkepunimin ekonomik mes dy vendeve tha se liberalizimi i vizave ishte nje fitore e perbashket por shtoi Per te gjitha keto pervec ndeshjes se te premtes jemi ne fitore te perbashketa. Nje ndeshje te forte te premten presin edhe shqiptaret pasi nje fitore e kuqezinjve do ta mbante vendin tone ne krye te renditjes ne grupin ku ndodhemi. Historiku Bosnja me borxhe ne Qemal Stafa pas 15 vjetesh Perfaqesuesja e Bosnje-Hercegovines do te luaje sot takimin e dyte ne Qemal Stafa plot 15 vite pas te parit qe zhvilloi po ne kete stadium. Kesaj radhe muzika ka ndryshuar pasi ndryshe nga 15 vite me pare Bosnje-Hercegovina ka nje grup te shkelqyer lojtaresh ku mbi te gjithe spikat Edin Dzeko vlera e kartonit te te cilit arrin ne 43 milione euro. Ndeshja e pare mes perfaqesueses shqiptare dhe asaj boshnjake eshte luajtur ne Qemal Stafa me 30 nentor 1995 ku Shqiperia fitoi me rezultatin e paster 2-0. Ne ate kohe Bosnja sapo ishte shkeputur nga ish-Jugosllavia madje Federata Boshnjake e Futbollit nuk ishte anetaresuar as ne UEFA. Ajo ndeshje me teper pati qellim humanitar ku 13 lojtare boshnjake me ne krye trajnerin Fuad Muzurovic mberriten ne Shqiperi duke kaluar kufirin thuajse ilegalisht. Trajneri Fuad Muzurovic deklaroi se i ishte shume mirenjohes Shqiperise qe pranoi te luante me Bosnjen pasi shume vende e kishin refuzuar ate para nenshkrimit te Marreveshjes se Dejtonit. Ne takimin e kthimit pese muaj me pas ne Zenica Shqiperia barazoi pa gola kunder Bosnjes se drejtuar nga Fuad Muzurovic. Nga lojtaret e atij takimi ne grupin e futbollisteve aktuale te thirrur nga Josip Kuzheja per ndeshjen e pare zyrtare kunder Bosnjes eshte vetem nje lojtar sulmuesi Erion Bogdani sot 33 vjec por qe ne tri minutat e luajtura ne vitin 1996 si zevendesues i Ardi Beharit atehere sapo kishte mbushur 19 vjec dhe vinte nga radhet e Partizanit.