Nga Kopenhageni me mbështetjen më të madhe të vendeve të BE, për rrugën e integrimit

Berisha flet për mediat pas kthimit nga Danimarka, ku u mbajt Samiti Botëror për mbrojtjen e KlimësKreu i qeverisë Sali Berisha deklaroi dje se gjatë 40 orëve qëndrimi në Kopenhagen, ka takuar një numër të konsiderueshëm liderësh shtetërore në samit, nga të cilët ka marrë mbështetje të pakursyer në rrugën e Shqipërisë drejt proceseve integruese. Berisha tha se integrimi i Shqipërisë, intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale dhe njohja e pavarësisë së Kosovës, ishin temat kryesore të konsumuara me bashkëbisedues të ndryshëm. Nga të gjitha takimet e realizuara në Kopenhagën, Berisha specifikoi takimin me Presidentin Obama, nga i cili ka marrë premtimin e realizimit të një vizite në kohën më të shpejtë në Shqipëri.“Falë mikpritjes daneze, pata kënaqësinë të takoj dhe bashkëbisedoj me më shumë se gjysmën e pjesëmarrësve, burrave të shtetit, Presidentëve, Kryeministrave që ishin në samit. Në pritjen që madhëria e saj Mbretëresha e Danimarkës, ftoi për kryetarët e shteteve dhe qeverive në samit, para darke dhe pas darke, unë pata mundësi të takoj dhe bisedoj me një numër shumë të madh të të pranishmëve. Sikundër në mënyrë të pandërprerë shfrytëzova çdo mundësi të takohem me kryetarët e dhjetëra delegacioneve në sallën ku zhvilloheshin punimet e samitit. I veçantë, i shkurtër dhe miqësor ishte biseda me presidentin e SHBA-ve, Barack Obama, i cili më pyeti përzemërsisht si po shkojnë shqiptarët? Iu përgjigja: shkojnë mirë, që të gjithë pa përjashtim dhe janë në pritje të një ngjarje të veçantë, të premtuar. Të cilës ngjarje, mu drejtua presidenti? Të vizitës suaj në Shqipëri, që unë pas takimit me ju në Nju Jork, ua njoftova shqiptarëve. ‘It will happen’, ishte premtimi i presidentit Obama. Gjithashtu zhvillova takime me Kancelaren gjermane Angela Merkel, Presidentin Nikola Sarkozi. Kryeministrin e Kinës Wen Jibao, i cili më premtoi një vizitë në Shqipëri, me kryeministrin e Indisë Sign, me të cilin biseduam për simbolin që bashkon të dy kombet tona, Nënë Tereza. U takova me Presidentin e Brazilit, Meksikës, kryeministrat e vendeve anëtare të BE. Qëllimi i të gjitha këtyre takimeve ishte mbështetja për procesin e integrimit dhe intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale”, u shpreh Berisha. Lidhur me fjalimin e tij para të pranishmëve, kryeministri theksoi se ka promovuar strategjinë e Shqipërisë për prodhimin e energjisë së rinovueshme. Në këtë aspekt, Berisha vuri në dukje se ka kërkuar nga përfaqësues të vendeve të ndryshme, financimin e projekteve të prodhimit të energjisë së pastër në Shqipëri. “Në datën 17 dhjetor paradite, në emër të vendit tim unë mora fjalën në këtë samit, fjalën time theksova se Shqipëria, krahasuar me vendet e zhvilluara përballet, veçanërisht në zonën bregdetare përballet me pasojat e dëmshme të ngrohjes globale. Theksova se qeveria ime është e vendosur të shndërrojë Shqipërinë në një fuqi rajonale të prodhimit të energjisë së rinovvueshme. Informova se për realizimin e këtij projekti, qeveria ka firmosur kontrata për energjinë e rinovueshme si erë, biomasa, me vlerë 5 milionë euro dhe disa kontrata me miliarda të tjera të tjera që janë në projekt e sipër për energjinë e erës”, deklaroi kryeministri.Berisha shtoi se shfrytëzova samitin për t’i bërë thirrje botës, vendeve të pasura, institucioneve të tyre financiare për mos hezituar që të financojnë projektet energjetike të energjisë së rinovueshme në Shqipëri, sepse një Shqipëri super fuqi energjetike në prodhimin e energjisë së rinovueshme është interesi më i mirë jo vetëm i shqiptarëve por edhe i vendeve të tjera të rajonit. “Në samit njoha të pranishmit me vendosmërinë e qeverisë sime për të ndërmarrë projekte të mëdha punësimi si dhe pyllëzimin e 64 mijë hektarëve në harkun 4 vjeçar dhe vendosmërinë për ruajtjen e biodiversitetit më të pasur në Europë që ka Shqipëria”, tha kryeministri. Shefi i ekzekutivit vlerësoi se samiti i Kopenhagënit është samiti më i madh, pas Luftës së Dytë Botërore dhe ndoshta më i madhi i kohërave, për ndryshimin e Klimës dhe të ngrohjes globale, në të cilin morën pjesë rreth 45 mijë personalitete të të gjitha fushave nga rreth 200 vende të botës. “Në krye të delegacioneve të vendeve pjesëmarrëse ishin rreth 120 Presidentë ose Kryeministria. Të gjitha fuqitë e mëdha, vendet e mëdha, si SHBA, Kina, Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Japonia, Brazili, Afrika e Jugut etj, u përfaqësuan në nivelin më të lartë. Në të morën pjesë qindra dhe mijëra përfaqësues të parlamenteve, qeverive vendore, organizatave jo qeveritare, rretheve shkencore akademike dhe universitare. Për tre ditë Kopenhagën u shndërrua në kryeqytetin e planetit. Samiti, për çështjen madhore që trajtoi ndryshimin e Klimës dhe ngrohjen globale, për masat e tij gjigante, marrëveshjen që regjistroi do të regjistrohet në analet e historisë së Marrëdhënieve Ndërkombëtare, si një nga samitet më madhore të historisë së botës”, tha Berisha. Sipas kryeministrit, gjatë atyre ditëve kryeqyteti danez ishte i kthyer në qytetin e shpresës, për marrjen e masave të menjëhershme ndaj efekteve të ndryshimit klimës. “Në qendër të Kopenhagënit ishte ngritur një qytezë e vogël, në të cilën spikaste një glob gjigant i rrethuar nga mure të ndriçuara dhe drita jeshile. Kjo qytezë ishte quajtur nga banorët ‘Hoppen Hagen’, pra qyteza e shpresës, në mënyrë që samiti të mbyllej me një marrëveshje kthese në historinë e botës për qëllimet ndaj mbrojtjes së klimës. “Samiti, falë organizimit të shkëlqyer dhe efiçient të organizatorëve, falë vendosmërisë së presidentit Barack Obama, por edhe vullnetit të udhëheqësve të vendeve të mëdha të botës si, Kinës, Indisë, Brazilit, Afrikës së Jugut u mbyll me një marrëveshje, me një diell i cili shënon një fillim të madh. Marrëveshja, nuk ishte traktati që pritej, por marrëveshja e arritur thelbi i të cilës qëndron në angazhimin solemn të këtyre vendeve për të ulur deri në 2 gradë celsius rritjen e temperaturës dhe ngrohjes globale, shënon një fillim të madh, një zotim të madh, një kthesë të madhe. Qeveria shqiptare e mbështet dhe do ta mbështesë plotësisht me politikën e saj, çdo iniciativë për frenimin dhe luftimin e ngrohjes globale”, vuri në dukje Berisha. Punimet e samitit të Kopenhagënit, kryeministri Berisha vuri në dukje se i ka shfrytëzuar në mënyrë të veçantë edhe për lobimin në dobi të njohjes së pavarësisë së Kosovës. Berisha tha se pjesa më e madhe e përfaqësuesve të vendeve të ndryshme të botës kanë shprehur gatishmërinë për të shqyrtuar dosjen e pavarësisë së Kosovës dhe njohjen e shpejtë të saj. “Një temë madhore e axhendës sime ishte lobimi intensiv për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Në 40 orë qëndrimi kam takuar dhjetëra kryeministra të vendeve që nuk kanë njohur Kosovën. Ky ka qenë lobimi im më intensiv për Kosovën. Krahasuar me shtatorin që kaloi, në të gjitha takimet e mia kam gjetur një predispozitën dhe një vetëdije shumë më të lartë për domosdoshmërinë e njohjes së Kosovës si një kontribut real për paqen dhe stabilitetin rajonal. Në këto takime, në tërësi të gjithë bashkëbiseduesit më kanë premtuar se do të shqyrtojnë me përparësi pavarësinë e Kosovës. Një pjesë e tyre dhe janë jo pak më kanë premtuar se do të njohin pavarësinë e saj. çështja e Kosovës ka marrë dimensione të reja kohët e fundit. Në Kopenhagën, klima ishte tema kryesore, por për mua Kosova ishte një çështje madhore sepse ai samit të krijonte çdo mundësi për të lobuar”, deklaroi më tej kryeministri Berisha. Pyetje - përgjigjetKundërshtarët tuaj theksojnë faktin se janë dhënë leje për ndërtimin e 5 parqeve eolike, apo përveç hidrocentraleve edhe ndërtimin e termocentraleve. A mendoni se ndërtimi i këtyre parqeve dhe hidrocentraleve shkojnë në drejtim të prodhimit të energjisë së gjelbër?Së pari, Shqipëria është 1/5-a e vendeve të zhvilluara. Sigurisht që qymyri rrit energjinë, por unë dua të garantoj se në rast se do të investohet në një termocentral qymyri do të investohet në 440 hidrocentrale dhe se Shqipëria do të jetë vërtetë superfuqi e energjisë së rinovueshme në rajon dhe më gjerë. Pa përmendur parqet eolike të cilat do të ngrihen nga Hasi, sipas studimeve të bëra, shtrihen në të gjithë territorin gjer në Vaun e Dejës dhe kapin varg malet e Shqipërisë së mesme e të jugut dhe përfundojnë në grykat e Tepelenës. Një pyetje dua tua bëj këtyre zotërinjve: Të më gjejnë një vend që nuk ka ndërtuar termocentralet me qymyr? çdo vend është i detyruar cilido qoftë ai, që të diversifikojë burimet e energjisë së tij. Ne nuk mund të rrimë në mëshirë të thatësirës dhe kjo është një politikë. Ne kemi edhe një TEC tjetër, sërish me gaz edhe ai do rrijë i mbyllur, por shteti është shtet dhe nuk mund të bëhet dordolec, nuk mund tu presë qytetarëve të vet nga 8 orë 12 orë dritat dhe tu thotë se meqë s’kemi do rrimë pa drita. Në mënyrën më të përsëritur u bëra të qartë zyrtarëve 4 ditë më parë se të parën kanë bukën shqiptarët, të dytën ujin, të tretën energjinë, të cilën s’e gjejnë dot nëse po s’ua dhanë lekët dhe kjo nuk mund t’iu mungojë. Do të bëj gjithçka që vendit të mos i mungojë energjia. Dy ditët e fundit ka pasur një pranim apriori të një mundësie dialogu mes pozitës dhe opozitës, të cilën opozita e interpretoi si një parakusht për marrjen parasysh të kërkesave e të saj.... E hapur gjithnjë ndaj opozitës. E ftoj dhe e garantoj që do pranoj dhe respektoj çdo kërkesë legjitime të saj. E garantoj se do të pranoj se jam i zotuar për çdo kërkesë të ligjshme të opozitësFakti që shpërblimi i fundvitit për pensionistët që është bërë 25000 lekë të vjetra do të thotë se vendi ka krizë ekonomike?çdo vit siç e dini ne kemi pasur një rritje të të ardhurave nga 16 deri në 24 për qind. Kjo mund tu ndodhë vetëm vendeve që u shpërthejnë puset e naftës apo të gazit. Këtë vit rritja e të ardhurave ka qenë më modeste 7-8 p137r qind. Nuk ka diskutim që kjo ka qenë efekti i krizës. Në të gjitha takimet e mia në Samit, pyetja e parë që më drejtohej ishte: Si po i reziston ekonomia juaj krizës? Cilat janë pasojat? Dhe shpreheshin me superlativa për treguesit ekonomikë. Unë mund t’u them se shumica e vendeve ish komuniste dhe vendeve e Europës e kanë dyfishuar deficitin buxhetor këtë vit. Unë ju them se ne jemi përpjekur ta mbajmë të balancuar. Rritja e të ardhurave me 7 për qind ishte e domosdoshme dhe interesi më i mirë i të gjithë qytetarëve që ne të shpërblejmë me përmasat e mundshme, siç thotë edhe populli: “shtriji këmbët aq sa ke organin”. Kjo faturë është jo pak, por 15 milionë dollarë. Nëse do të shkonim edhe më të plotë, do të shkonte 30 milionë dollarë. Ju garantoj se një pjesë e vendeve ish komuniste kanë zero shpërblime të fund vitit, kurse të tjerat kanë nga 10-12 euro, sepse ato mundësi janë. Parashikojnë zero rritje rrogash. Ne, nga ana tjetër, kemi bërë rritjen më të madhe të rrogave të bëra ndonjëherë. Dhe madje i dhamë 2 muaj papara në mënyrë që opozita të mos mendonte se po e bëjmë për zgjedhjet e përgjithshme. Unë mendoj se ka një kuptim të gjërë për këtë, në një kohë kur shumica e vendeve nuk kanë asnjë shpërblim për qytetarët dhe punonjësit e tyre. Shqipëria ka luksin ta bëjë një gjë të tillë. Ne po bëjmë një përpjekje të madhe për ta mbyllur rritjen vjetore ekonomike me 3.9 për qind. është shpallur lista e fituesve anëtarëve të Këshillit Kombëtarë të Partisë Demokratike, më shumë se gjysma e emrave janë të rinj. çfarë kanë ofruar ata për Partinë Demokratike?Shfrytëzoj rastin të falënderoj të gjithë garuesit në zgjedhjen e forumit drejtues të Partisë Demokratike. Me shumë respekt, me pjesëmarrjen e tyre në garë, ata e nderuan shumë Partinë Demokratike. Dua tu kërkoj të falur disa të tjerëve që meritonin plotësisht të ishin në listë apo nuk ishin, por burokracia e pengon këtë. Uroj përzemësisht ata që u zgjodhën. Por, një gjë dua t’ua garantoj. Duke ruajtur kontributin e madh të çdo njeriu, theksoj se ripërtëritjen e konsideroj interesin më të mirë të çdo force politike. Nuk u zgjodhën në Këshill Kombëtar, kjo nuk do të thotë se kontributet tuaja janë injoruar. Kjo nuk do të thotë se mundësitë tuaja për të qenë në forume të tjera të rëndësishme të kësaj partie janë shteruar. Jo. Nga deputetët aktualë të PD, një pjesë e madhe e tyre nuk kanë qenë në Këshillin Kombëtar, kështu që nuk ka asnjë moment për të qenë zemër thyer. Para nisjes tuaj në Kopenhagën, morët edhe pyetësorin e BE. Sa mund ta dëmtojë procesin e integrimit bojkoti i opozitës?I bëra thirrje Edi Ramës të dalim së bashku në konferencë për shtyp ta përshëndesim vendimin e KE. Thirrja ime e dytë është të angazhohen forcat e opozitës për përgjigjet e Komisionit Evropian që është një..... Nuk ka diskutim që mungesa e opozitës në parlament është lënduese, por ama dua ta kemi shumë të qartë se nuk mund kush të penalizojë këtë vend për shkak të një vendimi pa materie për të bojkotuar parlamentin. Jo. Se pastaj do të barazoheshin të pabarazueshmit. Jam dhe njëherë këtu për të përsëritur kërkesën time. Gjatë këtyre muajve,unë kam takuar me qindra personalitete, ka takuar edhe Rama, jo me qindra por disa dhe s’kemi dëgjuar një të vetëm të majtë apo të djathtë që të thotë të hapen kutitë. Ju jeni të gjithë dëshmitarë të kësaj. Jo se nuk kanë respekt për opozitën, por një vendim gjykate nuk mund të trajtohet. Absolutisht jam i bindur se do të fitoja një mandat në Fier, por kjo nuk mjafton sepse unë nuk mundem. Fiton një mandat, por përgatit një katastrofë në të ardhmen në demokracinë e këtij vendi, për ato vlera që kemi ndërtuar gjatë këtyre viteve. Një prej shoqatave më të mëdha të ndërtuesve, ata janë në krizëunë nuk injoroj që ndërtuesit të keni vështirësi, por nuk kuptoj se si kanë krizë kur çmimet janë rritur 20 për qind. Nëse unë nuk besoj se 400 kompani ndërtuese kanë kartel që përcaktojnë tregun. çmimin e përcakton tregu. Shko blije një apartament tani. Ndërtimi nuk ka as edhe një element të tij krize. Në një kohë kur janë rritur 20 për qind çmimet e apartamenteve, ky është treg i shëndetshëm. Madje mund të them se në periferi të Tiranës mund të jenë më shtrenjtë se në periferi të Berlinit. A është i mundur regjistrimi i popullsisë së Shqipërisë?ministri i Punëve Publike ka qartësuar procesin, por unë dua të garantoj se kjo qeveri nuk do ti mbetet kurrë as edhe një qytetari të vetëm qoftë edhe një qindarkë borxh. Ky është një ligj i pa ndryshueshëm i veprimtarisë së kësaj qeverie. Regjistrimi i popullsisë e konsideroj moralisht të detyrueshme që çdo qytetar i këtij vendi të shprehë përkatësinë ekonomike dhe përkatësinë e besimit fetar. Të gjithë do të shprehin lirisht origjinën e tyre. Ky popull listën e ka mjaft të gjatë, por jo për identitetin e tij. E nderoj që qytetarët me origjinë greke, boshnjake, maqedonase, malazeze, maqedonase dhe rome apo egjiptiane të deklarojnë haptas origjinën e tyre....