Sulmi ndaj Çiljetës, përsëritje e fabulës “dhelpra dhe rrushtë”

Brezi i dytë i nomenklaturës së Enverit dhe Ramizit ka trashëguar tek partia e Ramës dhe mediat e tij konceptet estetike se gratë duhet të jenë si burra e se politikanët burra janë të detyruar të kryejnë edhe politikat e grave. Dje ata sulmuan përzgjedhjen e çiljeta Xhilagës, pasi ajo s’u ngjante prurjeve të reja politike në PS, Besnik Bare e Dashamir Peza, apo roleve të politikës burrërore që po kërkojnë të luajnë Ledi Shamku apo Valentina LeskajPërpjekjet e djeshme të të gjithë establishmentit mediatik të Edvinit për të identifikuar listën e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike me të zgjedhurën e re, çiljeta Xhilaga s’ka mundur të regjistrojë rezultatin e pritur. Ulja e nivelit të debatit, bile përpjekja për ridikulizim të procesit zgjedhor, veç sa ka demaskuar karakterin krejt komunist e politikisht impotent të tezave të Edi Ramës. Njësia matëse e establishmentit stalinist të socialistëve ishte njësia stakhanoviste e Komitetit Qendror, ai versioni i dalëboje i Lenka çukove me shoqe. Kërkimi i Edvinistëve endej tek kërkimi i kandidateve gra, por që ngjajnë si burra, i kandidatëve që e kanë gjoksin si burrat, i kandidateve që s’guxojnë të bëzajnë para të madhit, pale më të këndojnë... çiljeta Xhilaga, kjo vajzë që ka krijuar profilin e vet të suksesit jo veç në muzikë - ku ka karrierën kryesore dhe fansat e panumërt – por edhe në shkencat politike, ku ajo tashmë ka me diplomën, edhe çertifikimin e punës e të dijeve të saj, u ndodh dje në epiqendër të sulmit më të përbindshëm që mund të bëjë raca e bolshevikëve. Ishte një kombimin sintetik i disa forcave, që i bashkonte mllefi që u përçohet prej fabulës “Dhelpra dhe rrushtë”. Hipokrizia ka qenë njësia matëse me të cilën socialistët (lexo – komunistët) kanë vlerësuar angazhimin e femrës në politikës. Ka qenë një hipokrizi jo veç në kërkimin e kontributeve të femrës në politikë, por edhe në shpërdorimin e saj, në shndërrimin në një nënfish gati mishtor të pranisë femërore aty. S’flasim për Zonjën e Zezë të Enverit e të Ramizit - pasi roli i saj ishte përtej rolit të femrës e përtej rolit të mashkullit, ishte thjesht një rol shërbimi ndaj të tretëve - por për simbolikën e Lenka çukos e të stakhanovisteve të tjera që paraqiteshin para publikut me përpjekje të stërmundimshme për t’u burrëruar, pasi veç ashtu mund t’ua hidhnin sytë e t’i kishin në konsideratë. E ç’mund të presësh reagim tjetër nga brezi i dytë i nomenklaturës, të cilët kanë përpunuar kritere zëri e estetike edhe më të këqija se të Ramiz Alisë, e bash për këtë edhe i turren përzgjedhjes sqimatare e ambicioze të çiljeta Xhilagës në Këshillin Kombëtar të PD-së, prej zilisë se në politikë po vjen një femër, së cilës natyra i ka falur gjenerozitetin estetik dhe tingullin zanor. Dhe imagjinoni sa i fortë është mllefi, po ta përballësh estetikisht anëtaren më të re të KK-së së PD-së me shapkat tulemekura që ka zgjedhur brezi i dytë i nomenklaturës enveriste e ramiziste.Sulmi reflekton qartë impotencën politike të partisë së Edi Ramës, sa herë vjen puna për të përballuar çështjet e femrave, marrëdhëniet me to, apo inkurajimin e integrimit të tyre në strukturat drejtuesve të partive apo të institucioneve shtetërore. Nomenklatura që ngjizën Enveri e Ramizi dhe që po rrit shtat tek partia e Edi Ramës, ka pasur gjithmonë probleme në ndarjen e roleve, e specifikisht në caktimin e një roli të veçantë për gruan. Dhe këtë tollovi nuk e ka sqaruar as thirrja mëshirëplotë e Edit për të përfshirë në politikë Dashamir Pezën e Besnik Baren, apo për t’i dhënë një rol të ri si femër në politikë, Valentina Leskajt përshembull. Sulmet ndaj përzgjedhjes së këngëtares së muzikës së kultivuar në Këshillin Kombëtar të PD-së patën si llogore të parë mediat, duke konfirmuar faktin se sulmet tregojnë një mbivendosje të maskilizmit në krejt skakierën e Edvinit. është politika e tij androgjine, e cila si një virus kërkon të helmojë gjithçka me praninë e vet, të marrë përsipër si hermafrodit të gjitha rolet e të shkatërrojë çfarëdolloj vlere a përzgjedhjeje që prodhon vlerë. Prej kësaj kurbe androgjine merr kuptim edhe irritimi i Edi Ramës dhe i veglave të tij në industrinë e shpifjes mediatike ndaj prurjeve të reja që shfaqen në listën e re të Këshillit Kombëtar të PD-së, ndaj faktit se 30 përqind të anëtarësisë janë femra si dhe për konfirmimin historik, se për herë të parë, partisë më të madhe në mazhorancë nuk iu desh t’u referoheshin kuotave të veçanta, pasi kandidatet si çiljeta morën votëbesimin e Kuvendit, pa pasur nevojë për bonusin e kuotave. Prej llurbës së industrialistëve të shpifjes në mediat e Edvinit çfarë s’dëgjuam dje kundër anëtares së re të Këshillit Kombëtar të PD-së, por që të gjithë, si matrioshkat, reflektonin impotencën politike e jo vetëm të kryetarit të shpifjes. Ishte një mishërim i mjerë i impotencës së dhelprës, e cila plasi ta shante si të papjekur rrushin e pjergullës, veç se s’e arrinte dot. Dhe krejt mediat e Edvinit dje rrëfyen se janë të pushtuar fund e krye nga inati i jevgës, një inat prej të cilit vjen veç plasja (politike a mediatike) e subjektit e asgjë tjetër. çiljeta e PD-së është shumë larg për t’u shqetësuar nga llurba e era që vjen prej politikës së poshtme......