E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Anëtari i Gjykatës së Lartë, Souter mund të largohet

Sipas njoftimeve të medias amerikane, anëtari i Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara David Souter ka në plan të largohet nga kjo gjykatë në muajin qershor.

              David Souter
Sipas njoftimeve, Souter ka informuar Shtëpinë e Bardhë për planet e tij. Zërat për dorëheqjen e gjykatësit Souter u përhapën javët e fundit pasi ai nuk mori në punë sekretarë dhe ndihmës juridikë për mandatin e radhës të gjykatës vitin tjetër.

Një zëdhënëse e Gjykatës së Lartë i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Souter nuk dëshiron të komentojë për këto njoftime.

69-vjeçari Souter u emërua në Gjykatën e Lartë në vitin 1990 nga ish  presidenti George H.W. Bush. Zakonisht ai anon nga tre anëtarët më liberalë të Gjykatës kur shpreh opinionet e tij.

Largimi i tij do t'i jepte Presidentit Obama rastin e parë për të emëruar një anëtar të ri të Gjykatës së Lartë. //ii

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›