E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë - Shqipëri pa pasaporta. Ende nuk dihen lehtësitë për shtetasit e Maqedonisë

Afrimi i sezonit turistik ka sjellë edhe përmirësimin e bashkëpunimit mes autoriteteve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës për të lehtësuar sa më shumë lëvizjen e qytetarëve drejt plazheve të Adriatikut dhe të Jonit. Duke nisur nga dita e sotme, qytetarët e Kosovës, deri me 30 tetor të këtij viti, do të mund ta kalojnë kufirin me Republikën e Shqipërisë pa pasaporta. “Kalimi i kufirit do të bëhet vetëm me letërnjoftim valid”, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës. Vendimi është marrë në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, me qëllim të lehtësimit të regjimit kufitar, në kohën e sezonit turistik dhe pritet që të shtojë numrin e turistëve që vijnë nga Kosova. Ende nuk është e qartë nëse masa të tilla lehtësuese do të ndërmerren edhe për shtetasit e Malit të Zi, apo ata të Maqedonisë, që vjet për herë të parë mësynë bregdetin tonë jonian e që shpresohet të jenë shndërruar në mesazherë të mirë edhe për bashkëkombasit e tyre.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›