E Diel, 1 Nëntor 2026

Pensionet e reja: minimali për qytetin bëhet 123 mijë lekë, kurse për fshatin 73 mijë lekë

Drejtoresha e Institutit të Sigurimeve Shoqërore Evelina Koldashi, në një konferencë të posaçme shtypi, që u mbajt sot në mesditë ka njoftuar edhe përfundimin e procesit të përllogaritjes së rritjes së re të pensioneve për të gjitha kategoritë si dhe gatishmërinë e zyrave të ISSH-së, për ta shpërndarë që me 1 maj këtë shtesë të re të miratuar nga kabineti “Berisha”. “ISSH ka përfunduar llogaritjet dhe ka nisur që sot shpërndarjen lidhur me rritjen e pensioneve në masën 8 % për pensionet e pleqërisë së qytetit, 10 % për pensionet familjare dhe të invaliditetit të qytetit, rritjen në masën 22 % për pensionet e pleqërisë, invaliditetit dhe familjar në fshat, si dhe rritjen me 4 % për të gjitha pensionet suplementare të ushtarakëve, të punonjësve të policisë së shtetit, të pilotëve fluturues, të detarëve, të punonjësve të ndërmarrjeve ushtarake. Ndërsa trajtimi i veçante i ish punonjësve të nëntokës është rritur në masën 10 %, tha zonja Koldashi. Dua të theksoj se të gjitha pensionet minimale të pleqërisë shtet, përveç rritjes per 8 %, përfitojnë dhe një komensim ne 190 lekë, duke e çuar rritjen reale të të ardhurave minimale të pensionistit në masën 10 %, vijoi ajo më tej. Në këtë kategori pensionesh përfitojnë 126 177 persona. Kështu me këtë rritje dhe shtesë, të ardhurat minimale të pensionistëve që marrin pension të plotë pleqërie behet 12 226 lekë. Kompensimin deri në masën 190 lekë do ta përfitojnë edhe pensionet e pjesëshme të pleqërisë shtet. Ky kompensim u jepet ne proporcion me masën e pensionit qe ata kane. Ky kompensim i bën këto pensione që të përfitojnë një rritje reale të të ardhurave në masën 10 %. Në këtë kategori përfitojnë 44.077 persona. Kompensimin ne masën deri në 190 lekë e përfitojnë 203 850 pensionistë. Pra, në total, nga rritja më e fundit, përfitojnë 283.702 pensione pleqërie urbane, 41.000 pensione invaliditeti urbanë, 49.619 pensione familjare urbane. Ndërsa në fshat përfitojnë 142.786 pensione pleqërie, 5467 invaliditeti dhe 11.333 pensione familjare. ISSH thekson se rritja e pensioneve nuk cënon asnjë prej kompensimeve që janë dhënë gjatë periudhave të meparshme. Pra të gjithë pensionistët pa përjashtim, përveç kompensimeve të përfituara me vendime të veçanta të qeverisë do të përfitojnë edhe rritjen më të fundit që ka filluar që sot në të gjitha zyrat postare. Në mënyrë të përmbledhur, theksoi zonja Koldashi, në konferencën e saj të shtypit, pas kësaj rritje mund të themi: Të ardhurat minimale për pensionin e plotë në qytet nuk mund të jenë më të vogla se 12 226  lekë në muaj; Të ardhurat minimale për pensionin e plotë në fshat nuk mund të jenë më të vogla se 7234 lekë në muaj; Të ardhurat për pensionin maksimal në qytet bëhen 21.052 lekë. Nga kjo rritje do të transferohen drejt buxheteve familjare të pensionistëve shuma 4.412 milionë lekë, fond i cili është vënë në dispozicion të ISSH-së nga Qeveria. Duke kryer një krahasim të rritjes së pensioneve gjatë mandatit të parë të qeverisë “Berisha”, mund të theksohet se “të ardhurat e plota minimale në qytet në vitin 2005 ishin 8350, ndërsa nga sot bëhen 12.226 lekë. Pra, kemi një rritje në të ardhurat për 3876 lekë në muaj, ose 46.4 % krahasuar me vitin 2005. Të ardhurat minimale për pensionet e plota në fshat ishin 3630 lekë, ndërsa nga sot behën 7234 lekë. Pra, kemi një rritje në të ardhurat per 3604 lekë në muaj, ose 100 % krahasuar me vitin 2005”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›