E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një Maji në Shqipëri – Dyfishim pagash dhe protesta

Nga sot pagat janë dy herë më të larta, kjo u deklarua nga kreu i qeverisë


Kryeministri Berisha tha sot gjatë një konference per shtyp se pagat në Shqipëri  që nga 1 Maji i sotëm janë dy herë më të larta se në vitin 2005, ku përfituesit kryesorë janë arsimtarët, infermierët, mjekët. Berisha tha se gjatë katër viteve ne arritëm të nxjerim nga varfëria mbi 200 mijë banorë, por me rritjen e re të pensioneve në fshat nga 1 Maji i këtij viti, dalin nga varfëria edhe 170 mijë banorë të tjerë.


Dita e punëtorëve, protestë  para kryeministrisë


1 Maji , Dita e Punëtorëve në të gjithë botën konsiderohet si dita e një reflektimi kolektiv ndaj situatës së të drejtave social-ekonomike të punonjësve, e cila pasohet në realitet me protesta të mëdha për të kërkuar të drejtat e munguara të tyre. Edhe në kryeqyetin shqiptar kjo ditë është përkujtuar me një protestë para kryeministrisë e organizuar nga Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve, në Ditën e Punëtorëve, e cila në të gjithë botën përkujtohet nëpërmjet një reflektimi publik ndaj situatës së të drejtave social

-ekonomike të punonjësve, i ka dërguar një letër kryeministrit për çështjen e pagave të punonjësve, por ka organizuar edhe një tubim. Ky organizëm deklaron se  ka konstatuar prej vitesh një situatë të rëndë abuzimi në dëm të qindra mijë punonjësve në të gjithë Shqipërinë të cilët e marrin pagën nëpërmjet sporteleve të bankave të nivelit të dytë apo nëpërmjet sporteleve të institucioneve të tjera financiare jobankare.


“Të gjithë punonjësit shqiptarë që marrin pagën në këto subjekte asnjëherë nuk marrin pagën e plotë sipas kontratës që kanë me punëdhënësit e tyre. Ata janë të detyruar që të paguajnë komisione bankare dhe tarifa për një shërbim për të cilin nuk kanë asnjë detyrim. Në këtë mënyrë të gjithë punonjësit e Shqipërisë humbasinçcdo vit miliona euro nga rrogat e tyre ndërkohë që punëdhënësit ia faturojnë këtë shërbim në mënyrë të paligjshme punonjësve të tyre megjithëse çdo përgjegjësi është e tyre dhe e mënyrës se si ata kanë përzgjedhur dhe kanë kontraktuar bankat e nivelit të dytë apo institucionet e tjera financiare jobankare”, thuhet në deklaratën e ZMK-së.




Historiku i 1 Majit


Dita e Një Majit, e njohur ndryshe si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve apo edhe si Dita e Punës, është një datë që përkujton luftën e gjatë të punëtorëve për arritjen e ditës 8-orëshe (apo javën 40-orëshe) të punës. Ideja për një "ditë feste të punëtorëve" lindi së pari në Australi më 1856. E ndërsa ideja fitonte gjithnjë e më shumë popullaritet në botë, përzgjedhja e Një Majit u bë nga Internacionalja e Dytë e punëtorëve më 1886, në përkujtim të skandalit të Hajmarketit, në Çikago të SHBA-ve.


Në tetor 1884, një konventë e Federatës së Bashkimeve Punëtore dhe Tregtare e caktoi 1 majin 1886 si ditën kur dita 8-orëshe e punës do të bëhej një standard në të gjithë vendin. Me afrimin e kësaj date, bashkimet e punëtorëve anembanë Amerikës bënë thirrje për një grevë të përgjithshme në mbështetje të arritjes së ditës 8-orëshe të punës. Dhe më 1 maj 1886 protesta dhe marshime punëtorësh u zhvilluan vërtet masive në të gjitha qytetet e mëdha industriale amerikane. Qendra e kësaj lëvizjeje ishte në Çikago, ku 40 mijë punëtorë u hodhën në grevë.


Skandali i Hajmarketit, i njohur ndryshe si "trazirat e Hajmarketit" apo "masakra e Hajmarketit", ndodhi pikërisht gjatë kësaj greve të përgjithshme në Çikago, më 4 maj 1886, ku ishin përfshirë punëtorë, artizanë, tregtarë dhe emigrantë. Pas një incidenti, në të cilin policia hapi zjarr dhe vrau katër grevistë në fabrikën "Mçormick Harvesting Machine Co." më 3 maj, punëtorët lëshuan thirrjen për tubim në Sheshin Hajmarket ditën e nesërme. Tubimi ishte paqësor, megjithatë andej nga fundi, kur policia përparoi për shpërndarjen e tubimit, një person i panjohur hodhi një bombë mes grupit të policëve, duke vrarë shtatë prej tyre. Policia reagoi, duke vrarë më pas të paktën pesë persona. Burime të ndryshme japin një numër shumë më të madh të vrarësh. Ngjarjen e pasoi një gjyq spektakolar, ku u vunë në bankën e të akuzuarve tetë persona, jo dhe aq për implikimin e tyre në incidentin e bombës, sesa për bindjet e tyre politike. Gjyqi përfundoi me varjen publike të shtatë anarkistëve.


Incidenti i Hajmarketit u bë burim zemërimi për shumë njerëz anembanë globit. Në vitet që pasuan, emri i "martirëve të Hajmarketit" u përkujtua me aksione e demonstrata të ndryshme në ditën e Një Majit.


Si e tillë, Dita e Një Majit u shndërrua në një përkujtesë ndërkombëtare e arritjeve sociale dhe ekonomike të lëvizjes punëtore kudo në botë. Edhe pse Dita e Një Majit e kishte origjinën në Shtetet e Bashkuara, Kongresi amerikan më 1958 e caktoi 1 majin si Dita e Besnikërisë, si rezultat i përplasjeve ideologjike mes Lindjes komuniste e Perëndimit kapitalist, kjo pasi Bashkimi Sovjetik i asaj kohe e kishte përvetësuar festën dhe e kish shndërruar atë në një paradë ideologjike. Ndërkaq, Dita e Punës në SHBA tani përkujtohet çdo vit të hënën e parë të shtatorit.


Dita e Një Majit është shndërruar në botë si një datë për protesta me karakter politik, siç ishte marshimi i mbi një milion personave që demonstronin kundër kandidatit për president të ekstremit të djathtë në Francë, Zhan Mari Lë Pen, apo si ditë protestash anti-qeveritare, siç janë marshimet pro emigrantëve që zhvillohen rregullisht në Shtetet e Bashkuara.


Dita 8-orëshe e punës


Lëvizja për ditën 8-orëshe të punës e ka origjinën në periudhën e Revolucionit Industrial në Britani, ku prodhimi industrial në fabrikat e mëdha e shndërroi jetën e punëtorëve dhe imponoi orë të zgjatura e kushte të vështira pune, duke e përkeqësuar rëndë jetesën e tyre. Puna zgjaste nga 10 deri në 16 orë në ditë për gjashtë ditë në javë dhe shfrytëzimi i fëmijëve ishte i zakonshëm. Robert Oueni nga Uellsi (një reformator social e një nga themeluesit e socializmit e lëvizjes punëtore) kishte parashtruar idenë për ditën 10-orëshe të punës që më 1810, gjë e zbatoi vetë në ndërmarrjen e vet "socialiste" në Nju Lanark, një qytezë e re industriale e përpunimit të pambukut në Skocinë jugore. Në vitin 1817 ai e ripërpunoi idenë e vet, duke parashtruar qëllimin për arritjen e ditës 8-orëshe të punës, nën slloganin "8 orë punë, 8 orë argëtim, 8 orë pushim". Gratë dhe fëmijët e fituan ditën 10-orëshe të punës më 1847. 


Punëtorët francezë e arritën ditën 12-orëshe të punës pas Revolucionit të Shkurtit më 1848. Shkurtimi i ditës së punës dhe përmirësimi i kushteve ishin pjesë e protestave dhe propagandës së lëvizjes çartiste dhe baza e themelimit të mëvonshëm të bashkimeve profesionale të punëtorëve.


Shoqata Ndërkombëtare e Punëtorëve e parashtroi kërkesën për ditën 8-orëshe të punës në konventën e vet të zhvilluar në Gjenevë në gusht të 1886-ës. Sipas kësaj konvente, kufizimi ligjor i ditës së punës ishte kusht paraprak, pa të cilin gjithë përpjekjet e mëtejshme për përmirësimin dhe emancipimin e klasës punëtore do të dështonin, dhe konventa propozoi 8 orët si kufirin ligjor të ditës së punës.


Edhe pse pati disa suksese fillestare në arritjen e ditës 8-orëshe të punës në Zelandën e Re dhe Australi për një pjesë të punëtorëve profesionistë në vitet 1840 dhe 1850, shumica e punonjësve duhej të prisnin gjysmën e parë të shekullit XX që ky kusht të njihej gjerësisht në botën e industrializuar, përmes akteve legjislative të vendeve përkatëse. Lëvizja për ditën 8-orëshe të punës përbën tani pjesë të historisë së hershme të përkujtimit të Ditës së Punës, apo Ditës së Një Majit në shumë kultura e vende të ndryshme.


Një Maji në Shqipëri është festë kombëtare, në përkujtim të lëvizjes punëtore. Gjatë regjimit komunist, nën drejtimin e Partisë së Punës, organizoheshin parada pompoze në bulevardin kryesor të Tiranës, me pjesëmarrjen e të gjitha shtresave e moshave të shoqërisë, si dhe manifestime të ngjashme të përmasave më të vogla në qytetet e tjera të vendit. Me rënien e komunizmit, Një Maji është shndërruar në ditë feste me karakter familjar, ditë kur ndonjëherë qëllon që sindikatat e punëtorëve organizojnë ndonjë manifestim paqësor. 


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›